Sot LDK filloi t’i kthejë besimin elektoratit rugovian në Kosovë

Gjermania

Sot LDK filloi t’i kthejë besimin elektoratit rugovian në Kosovë

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 06:13
Hilmi GASHI

 I nderuari ynë, akademik Isa Mustafa,

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Prishtinë

Më lejoni t’ju uroj e t’ju përgëzoj me rastin e konfirmimit të sotëm të rezultatit elektoral që e renditi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si parti e parë në nivel vendi.

Kjo fitore meritore i dedikohet së parit antarësisë së LDK-së brenda e jashtë Kosovës, simpatizantëve të shumtë të saj, si dhe punës së palodhshme të vet Kryesisë Qëndrore, të kryetarëve të Degëve të LDK-së, si dhe Juve, akademik Isa Mustafa - si lider i një partie politike, e cila po fillon të kthejë besimin e elektoratit rugovian si në Kosoovë, dhe tek Mërgata Shqiptare në Europë e në Amerikë.

Ky është një sinjal i mirë që japin sot qytetarët e Kosovës, se në Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare Lidhja jonë Demokratike e Kosovës do të jetë partia fituese.

 LDK me të ardhur në pushtet i ka të gjitha mundësitë e aftësitë që ta qeverisë më mirë  vendin tonë; të sigurojë ma fort Lirinë e Pavarësinë, Shtetësinë e Kosovës; do ta stopojë korrupsionin që ndërvite ka lulëtuar në Kosovë duke i ngulfatë qytetarët e saj; do t’i zbardhë të gjitha rastet e krimit e vrasjeve të ndodhura në  Kosovë; do të sjellë ndryshimin e zhvillimin e gjithanshëm e të pandalur të Kosovës.

Ju përshendet nga Gjermania,

Hilmi GASHI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat