Gjermani: Fëmija dhjetëvjeçar nga Maqedonia, voziste veturë në magjistrale

Gjermania

Gjermani: Fëmija dhjetëvjeçar nga Maqedonia, voziste veturë në magjistrale

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 tetor 2017 Në ora: 21:04
ilustrim

Një dëshmitar nuk mund t’u besonte syve, kur gjatë vozitjes në magjistralen Landstraße 241 pranë Inden (Gjermani) pa një fëmijë që voziste në anën e kundërt. Gjatë kësaj kohe, fëmija ndërroi vendin me bashkë-udhëtarin që në këtë rast ishte babai i tij, shkruan ksta.de.

Babai (33) e kishte lejuar fëmijën e tij dhjetëvjeçar të voziste disa kilometra veturë në rrugë të hapur. Pas alarmimit, policia erdhi menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetime për babain. Babai dhe fëmija janë nga Maqedonia./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat