U mbajt Kuvendi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga nëndega e Baden-Wurtembergut në Shtuttgart

Gjermania

U mbajt Kuvendi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga nëndega e Baden-Wurtembergut në Shtuttgart

Nga: Asllan Dibrani Më: 26 tetor 2017 Në ora: 15:47
Pamje e të pranishmëve pas përfundimit të Kuvendit në Shtutgart

Me  datën  22.10.2017 u mbajt kuvendi i  Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart. Ishte ora 15 që shumë përfaqësues të Klubeve,Shoqatave dhe aktivistëve  të ndryshëm u tubuan në Restorantin e pronarit shqiptar „Boothaus  Restorant“.

Pamje e Ali Sylejmanit ,Baki Mustafa,Dashurije Zuka dhe Asllan Dibrani në mbajtjen e Kuvendit me 22.10.2017 në Shtutgart.

Mikpritja   e tij  e bëri që mysafirët ta ndiejnë veten si në  atdhe me ushqime dhe  shërbime shqiptare. Aty pas hapjes së tubimit u  këndua  himni  i flamurit kombëtar  nga shoqata  “Sofra e Mërgimtarit  që vepron në kuadrin e shoqatës Kosova në Fellbach”.

Po ashtu u mbajt një minute heshtje për dëshmorët e kombit. Procesmbajtës u përcaktuar Asllan Dibrani  nga e cila u  formuar edhe komisioni mbikëqyrës, kontroll dhe miratim pune nga këta anëtarë, Dafina Sylejmani, Naim Sheremeti dhe Dr Rexhep Rexhepi. Pas përshëndetje së mysafirëve  nga zoti Baki Mustafa  dhe  paraqitjes së  pikave të rendit të ditës  iu dha fjala zotit Skenderbeg Klaiqit kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Image

Ai paraqiti historikun e Lobit Euro-Atlantik,qe nga themelimi i tij e deri më tani. Ai pati edhe vërejtjet e veta në koordinimin e qeverive tona për interesat  tona nacionale. Ai theksoj doemosdorshmërinë  e organizimit të Mërgatës Shqiptare në fushën e ekonomisë shkencës dhe kulturës. Kuvendi mori miratimin e pikave qe si ma e rëndësishmja ishte zgjedhja e kryesisë së saj. Fjalën e mori zoti Fatmir Muçolli  paraqiti një projekt  të vetin në organizimin e një fondi nga mekanizma internacionale për interesat tona . Muhamet Hoxha  foli për Lobin Euroatlantik dhe organizimin e tij në strukturat praktike. Në vazhdim e morri fjalën Asllan Dibrani që  sugjeroj qe takimi të përmbahet në pikat  e rendit të ditës dhe  të vazhdoj në organizimin e tij edhe me tutje, atje ku  ka nevojë të merr  këmbët e veta me synime qe te shtrihet ne te gjitha kontinentet ne mbarëvajtjen  e tij.

Ne diskutime për zhvillimin dhe  organizimin e mërgatës si Lob folën zori Dr.Rexhep Rexhepi,Ali Sylejmani,Fahrije Kosumi,Nazmi Bajrami,Refki Bytyqi ,Dashurie Zuka,Luan Hajdini ,Dafina Sylejmani,Sadik Zogaj etj.

 Pas një pauze te shkurtër u përzgjodh edhe kryesia e Kuvendit  nga këta persona prej 15 vetash.

1.Baki Mustafa

2.Muhamet Hoxhaj.

3.AliSylejmani

4.Dr.Rexhep Rexhepi

5.Refki Bytyqi

6.Naim Sheremti

7.Fahrije Kosumi

8.Luann Hajdini

9.Dafina Sylejmani

10.Jenii Demiraj

11.Dashurije Zukaj

12.Sadik zogaj

13.Alma Toskaj

14. Nazmi Bajrami

15.dhe AfrimBytyqi

Kuvendi u zotua se do të marrë detyrat e veta  së shpejti në  këtë Republikë qe ta ketë tani e tutje  zërin e vet si Lobi Euro-Atlantik Shqiptar. Republika e BW cilësohet me një  graviton popullate shqiptare me  një numër të madh. Takimi përfundoj  me një atmosferë  këngësh dhe  vallesh nga kultura jonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat