LDK organizon Darkën e Lamës në Nordrhein-Westfalen

Gjermania

LDK organizon Darkën e Lamës në Nordrhein-Westfalen

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:50
Foto arkiv

Njoftohen anëtarët dhe veprimtarët e LDK-së në Nordrhein-Westfalen se më datën 18.11.2017 Nëndega e LDK-së për NRW organizon DARKEN E LAMES 2017.Luten gjithë të interesurit të lajmërohen te përfaqësuesit e tyre në vendbanimet e tyre për shkak të rezervimit të vendit ,dhe koordinimit me komisionin e organizimit të tubimeve për shkaqe organizative. Meqenëse në këtë tubim përgatiten ushqime tradicionale, lajmrone specialitetin tuaj te përfaqësuesi juaj në mënyrë që të mirren udhëzime nga Koordinatori.

Përveç që kjo ditë u festua në të kaluarën e largët, me traditë rreth 2500 vjeçare ,pasi e riaktualizoi Presidenti Rugova me 2002,ai ndër të tjera edhe porositi që kjo të vazhdohet. Nëndega jonë tashmë këtë porosi veq e bëri tradicionale.
Për adresën, dhe kohën e mbajtjes do njoftoheni nga ftesat, dhe përfaqësuesit e Nëndegës në vendbanimet tuaja. Ju mirëpresim, me dëshirë dhe shpresë se do kalojmë sa më mirë në këtë festë.

Për Kryesinë e Nëndegës Jakup Gërguri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat