Lekaj: Diaspora nuk ka nevojë për demagogji, por për mundësi

Gjermania

Lekaj: Diaspora nuk ka nevojë për demagogji, por për mundësi

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:25
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inkurajuar përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Gjermani që t’i shfrytëzojnë të gjitha mënyrat legjitime për ta ndihmuar rrugën e Kosovës drejt një zhvillimi më të hovshëm ekonomik.?

Ai gjatë një vizite zyrtare në Gjermani është takuar sot me përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, përkatësisht me drejtorin ekzekutiv të Unionit, Bekim Brestovcin.  

“Duke qenë bashkë në angazhime, do të bëjmë që të ngrohen raportet në mes të diasporës dhe vendit tonë, Kosovës dhe të forcohet besimi i ndërsjellë”, tha ministri Lekaj.

Ai ka kërkuar nga diaspora që të mbështetë Kosovën, duke theksuar se diaspora ka nevojë për mundësi, e jo për demagogji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat