LDK-NRW - festoi Darkën e Lamës - Amanetin e President Rugoves

Gjermania

LDK-NRW - festoi Darkën e Lamës - Amanetin e President Rugoves

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:43
Gjermani

Nëndega e LDK-së për NRW-në Gjermani festoi Darken e Lames edhe  këtë vit me një tubim në Velbert.

Përmbushëm edhe njëherë amanetin e Preidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova,I cili e rivilitarizoi këtë festë në vitin 2002 në Prishtinë.

Të vendosur që këtë Festë ta bëjmë tradicionale në këtë Nëndegë ,vazhduam edhe këtë vit ta festojmë.Në sallen e stolisur me flamuj dhe mbishkrime për Darken e Lames,me Sofren shtruar me artikuj prodhues bujqësor tradicional dhe me ushqime të gatuara sipas tradites popullore të shtruara nëpër tavolina,të pranishmit kaluan një mbrëmje të këndshme festive.Të gjitha këto të shoqruara me tinguj të muzikes burimore Shqiptare e gërshetonin një atmosferë shumë të pëlqyeme për musafirët.

Tubimin e hapi Nënkryetari i Nëndeges z. Enver Musa duke I përshëndetur dhe falenderuar të pranishmit.

Për Historiatin e Darkes së Lames foli Kryetari z. Jakup Gërguri , ndërsa tekstin e lutjes së Darkes së lames e lexoi mësuesja,(tash në pension)veprimtarja dhe Rugovistja (e pasuar nga gjithë të pranishmit merefren)z. Sofije Dumnica.

Këtë tubim festiv gjërat ushqimore u sollë nga vetë pjesëmarrsit,dhe u servuan nëpër tavolina nga komisioni për organizimin e tubimeve në kuader të Nëndeges (në formë të shkëlqyeshme);të udhëhequr nga z.IlirMakolli. Pas ngrënjes së Darkes  të pranishmit u argëtuan me një muzikë të lehtë popullore ,duke ja marrë edhe vallzimeve nga pjesa dërmuese e të pranishmëve ,sidomos të rinjëve.Në fund Kryetari i Nëndeges  z. Gërguri ,i impresionuar me  rrjedhen e kësajë mbrëmjeje festive i falenderoi të gjithë për kontributet e tyre për mbarëvajtjen dhe organizimin ,me shpresë dhe zotim se do vazhdojmë në shënimin e festave dhe datave Historike .

19.11.2017 Jakup Gërguri NRW-Gjermani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat