105 vjet shtet- mijëra vjet traditë

Gjermania

105 vjet shtet- mijëra vjet traditë

Nga: Etleva Mançe Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 00:03
Festimi i Ditës së Flamurit në Köln

Dita e Flamurit është festa që pritet me padurim nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo festë i bashkon të gjithë të mëdhenj e të vegjël. Shqiptarët që jetojnë në brezin e dytë a të tretë në Gjermani në Landin e NRW, punojnë e janë të integruar dhe kur vjen kjo ditë festojnë të gjithë bashkë. Duke i rrembyer jeta e rutina e përditshmërisë, në këtë ditë komuniteti shqiptarë takohen, ritakohen dhe gjithashtu krijojnë njohje e lidhje të reja. Kjo edhe për të rinjtë të cilët megjithëse të integruar tashmë në jetën gjermane, kanë ruajtur dhe vazhdojnë të ruajnë traditat dhe kulturën e familjes e prejardhjes së tyre. Dhe integriteti i tyre është kthyer si një qëllim për të gjithë mësuesit e Shkollës Shqipe në Gjermani, që fëmijët dhe nxënësit tanë të integrohen me identitet.

Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë në Köln ndodhej për një vizitë zyrtare edhe Presidenti i Shqipërisë Zoti Ilir Meta. Në bisedën që pati mësuesja e Shkolle Shqipe e rrethit te Kölnit Etleva Mançe e informoi Presidentin per funksionimin e Shkollës Shqipe në NRW. Zoti President shprehu mirënjohjen për punën e bërë dhe njëkohësisht edhe mbështetjen e tij.

Dita e flamurit u festua në Köln dhe fjalën e parë e kishin nxënësit e shkollës shqipe Frechen, Wesseling, Bergheim dhe Euskirchen me moton „Fol Shqip“. Këngët recitimet dhe kërcimet e tyre jehuan si një melodi e bukur në sallë, kur ata edhe një herë treguan që funksionon shumë mirë të rritesh dhe edukohesh midis dy kulturave .

Surpriza e kësaj mbremje ishte që në Weilerswist me inisiativën e nënave të Shkollës Shqipe të Euskirchenit u formua Shoqata e Grave Shqiptare-Gjermane „Nënë Tereza“. Kryetarja  e DAFV „Mutter Theresa“ znj. Afrodite Tahiri mori fjalën e rastit dhe përshendeti të pranishmit në emër të shoqatës duke falenderuar nënat inisiatore. DAFV ka si qëllim rolin e gruas dhe integrimin e integritetin e saj në një shoqeri shumë kulturore e paralele. 

Gëzuar Ditën e Flamurit përherë të bashkuar!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat