Bekim Brestovci afarist mjaft i suksesshëm në Aschaffenburg të Gjermanisë

Gjermania

Bekim Brestovci afarist mjaft i suksesshëm në Aschaffenburg të Gjermanisë

Nga: Sami Fejza Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 22:20
Kompanitë e zoteri Brestovci janë të etabluara mirë në tregun gjerman dhe janë shumë të vlerësuara për korektësinë, profesionalitetin dhe kualitetin e shërbimeve që ofrojnë.

Suksesi i shumë bashkatdhetarëve anë e mbanë botës dita dites po rezulton me shumë suksese në profesionet e tyre.Një ndër afaristët e suksesshëm të cilin pata rastin ta vizitoja është Bekim Brestovci nga Lipjani i ardhur në Gjermani në vitin 93 i cili veprimtarinë e ti prej Afaristi e ushtron në rrethinën e Aschaffenburgut të Gjermanis.

I kyqur ne boten e afarizmit ne vitin 2004, sot zoteri Brestovci në posedim ka gjithësej 11 firma me më shumë se 1000 të punësuar, ku një pjesë e konsiderueshme nga ta jan shqiptarë nga Kosova, për punën e të cilëve zoteri Brestovci flet me krenari dhe Respekt.

Kompanitë e zoteri Brestovci janë të etabluara mirë në tregun gjerman dhe janë shumë të vlerësuara për korektësinë, profesionalitetin dhe kualitetin e shërbimeve që ofrojn.

Bekim Brestovci është një intelektual i njohur e njëherit në Unionin e Bisneseve Shqiptare ushtron detyrën Drejtor Menaxhues i Unionit.

Sot zoteri Brestovci në zyrën e Unionit takoi Sami Fejzën,veprimtar i qështjes kombëtare si dhe Besnik Kelmendin aktivist i dalluar, njëherit anëtar i kryesisë së CDU për Essen.

Zoteri Fejza dhe zoteri Kelmendi u njoftuan për së afërmi për punën dhe veprimtarinë e Unionit të Bisneseve Shqiptaro—Gjermane, i cili përdit e më tepër po bëhet urë lidhëse e bashkëpunimit mes firmave shqiptare në të gjithë teritorin e Gjermaninë.

Këto ditë 60 firma, anëtare të UB ishin pjesëmarrese Forumin Enonomik të Diaspores që u mbajt në Kosovë, forum ky në të cilin zoteri Bekim Brestovci,nënshkroi një kontratë me një firmë prodhuese nga Kosova, në vlerë prej më se 700 mijë euro.

Një ndër prioritetet e aktiviteteve të zotëri Bekim Brestovci dhe UB është hapja e tregut gjerman për prodhuesit nga trevat shqiptare gjë që do mundësonte shum? shpejt që prodhuesit vendorë të shtojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe njëherit të rrisin numrin e punëtorëve.

Eshtë kënaqsi të shohësh mergimtarëve tanë që talentin dhe profsionalizimin e tyre po e tregojnë anë e mbanë botës duke u bërë pjesë e pandashme e njerezve më të suksesshëm në shtetin në të cilin jetojnë dhe veprojnë.

Suksese ju deshirojmë gjithë mërgimtarëve tanë, biznismenë të sukseshëm që nuk ndalen asnjë herë duke punuar edhe në dobi të vendit të origjinës duke bërë përpjekje tani së fundi në bashkimin e fuqisë ekonomike dhe asaj intelktuale që vepron jashtë trojeve etnike,në dobi të kombit e shtetit tonë. Takimi u ralizua 03.12.2018, Aschaffenburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat