Shtatorja e Nënë- Shën Terezës në Winterthur

Gjermania

Shtatorja e Nënë- Shën Terezës në Winterthur

Nga: Valbona Miftari Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:13
Shtatorja e Nënë- Shën Terezës

Shoqëria kulturore dhe artistike "Dardania" e Winterthurit tashmë me përvojë 23 vjeqare e kryesuar nga z. Shefqet Cakolli mban takime të rregullta me anëtarët e kryesisë. Për çdo ide apo nismë, qoftë organizim të kremtave të festave kombëtare apo aksione humaniteti, diskutohet e debatohet hapur, duke filluar nga projekti, financimi e deri në përmbyllje të veprimtarisë apo të aksionit. Është komunikimi i hapur dhe debati konstruktiv që e shquan këtë shoqëri. Në kuadrin e diskutimeve të rregullta, në një mbledhje të kryesisë në vitin 2014, lindi ideja për ta sjellur shtatoren e Nënë Terezës në Winterthur të Zvicrës. Ideja fisnike hyri në agjendën e kryesisë së shoqërisë „Dardania“ në shtator të vitit 2015, u hodh në votim dhe u miratua njëzëri, ku u ndanë detyrat dhe u caktua këshilli administativ. Menjëherë filloi kontakti me organet komunale të qytetit të Winterthurit, ndërsa në prill të vitit 2016 u realizua takimi i parë zyrtar me organet gjegjëse. Gjithsejt deri tani janë realizuar katër takime si dhe një sërë korrespondencash me shkrim si dhe konsulta telefonike. Fillimisht janë propozuar dy pika, gjegjësisht vende ku do t'mund të bëhej vendosja e shtatores dhe së fundmi organet e qytetit bënë miratimin definitiv që shtatorja të vendoset në hapsirën e një parkut të qytetit të Winterthurit.

Image

Tanimë janë formuar këshillat; a) Këshilli qëndror administrativ, i përbërë nga Shefqet Cakolli, Albulena Kqiku dhe Pren Mataj, b) Këshilli i financave, i përbërë nga Pren Mataj, Sali Rama, Agron Berisha, Pashk Nikaj dhe Ajet Cervadiku, c) Këshilli mbikëqyrës, i punimeve të shtatores i përbërë nga Shefqet Cakolli, Malë Myrtaj, Agron Bytyqi dhe Idriz Belani dhe d) Këshilli organizativ i përurimit, në të cilin bëjnë pjesë kryesia dhe gjithë këshillat në krye me Shefqet Cakollin. Kjo kryesi përbëhet nga Shefqet Cakolli kryetar, Hamit Shillova, Mehmet Sermaxhaj, Pren Mataj, Tefik Shavdo, Festim Elshani dhe Muhamet Kqiku anëtarë, pastaj Sali Rama, Pashk Nikaj, Agron Berisha dhe Ajet Cërvadiku. Të gjithë këshillat e lartëpërmendur do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e kësaj iniciative madhore. Punimin e shtatores do t‘a kryejë: Bashkim Beqiri (Kim Bildhauerei) nga Winterthuri. Derdhjen në bronzë do t‘a bëjë Kunstgiesserei Bründler gjithashtu nga Winterthuri si dhe projektin statik: Agron Berisha (Hausplaning GmbH).
 
Kryesia dhe gjithë anëtarët e SH.K.A „Dardania“ natyrisht që janë të lumtur për lejimin e realizimit të këtij projekti madhor ngase vendosja e shtatores së Nënë - Shën Terezës në mes nesh do të reflektojë mishërimin më domethënës të humanitetit, shembullin më të mirë të dashurisë dhe shërbimit ndaj njeriut nevojtar. Motivimi bazë i shoqërisë kulturore dhe artistike „Dardania“ ishte numri i madh i mërgimtarëve shqiptarë në Winterthur e rrethinë, të cilët natyrisht e meritojnë shumë të kenë një copë Atdheu në miniaturë, qoftë edhe në bronz. Kjo shtatore do të jetë padyshim krenaria e të gjithë mërgimtarëve të Winterthurit e më gjerë. Ajo do t'a përçojë mesazhin e dashurisë dhe paqes edhe mes popujve të tjerë në këtë qytet me numër të madh kombesh e fesh.  

Image

Deri më tani është kryer puna administrative, do të thotë e gjithë procedura e marrjes së lejes së ndërtimit, është mbajtë një prezentim i projektit para bisneseve, ku janë grumbullua ¼  e tërë bugjetit të paraparë, për momentin është duke u punuar shtatorja nga autori – skulptori Bashkim Beqiri, i cila veq ka filluar së punuari dhe pritet që brenda janarit 2018 të dorëzohet në shkritoren për derdhjen në bronz e që më pas duhen së paku edhe tre muaj deri në realizimin final të shtatores së Nënë Terezës. Nëse shkojnë punët sipas planit dhe parashikimeve të këshillit inicues, ky projekt parashifet të jetësohet në prillë - maj 2018.

Nënë - Shën Terezës iu përulën më respekt mbretër e mbretëresha, liderë politikë e shpirtërorë si dhe presidentë nga e mbarë bota demokratike. Asaj iu pranua botërisht kontributi si humaniste duke u vlerësuar me Çmimin Nobel të Paqes. Për këtë kombi shqiptar u mburr e do të mburret gjithmonë me emrin dhe veprën e saj.
 
Vepra e saj e shtyri edhe SH.K.A „Dardania“ që t’a jetësojë idenë e ngritjes së shtatores në Winterthur. Vepra e saj duhet t'na shërbejë të gjithëve si shembulli më i mirë në punë e në jetë. Mesazhet e saj mbesin padyshim udhëzuesit më të mirë se si duhet mbjellur respekti i ndërsjellë dhe solidariteti mes njerëzve pa dallime sociale, religjioze apo etnike. Pikërisht ky virtyt i shenjtë që e shquante Nënë - Shën Terezën e bëri mike të të gjithë popujve, besimeve dhe qytetërimeve botërore. Në shenjë kujtimi dhe respekti tanimë shtatorja e saj gjindet në shumë qytete të botës. 

Image

Edhe shqiptarët e Winterthurit do të ndjehen krenarë kur atë do ta kenë në këtë qytet të shtetit mik të shqiptarëve Zvicrës, e cila ndër vite i ndihmoi aq shumë Kosovës dhe popullit shqiptar.

Edhe kësaj radhe shteti i Zvicrës, gjegjësisht në këtë rast Winterthuri në shenjë respekti për humanizmin e Nënë - Shën Terezës miratoi idenë e kryesisë së SH.K.A „Dardania“ për realizimin e projektit të ngritjes së shtatores. 

Por, për ta jetësuar këtë vepër në tërësi nevojiten sponsorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë. Andaj SH.K.A „Dardania“, kjo vatër kulturore thërret bashkëatdhetarët pa dallim feje e regjioni, për të ndihmuar me mjete financiare brenda mundësive që ata disponojnë, ta bëjnë këtë pikërisht për fëmijët e tyre, ngase pikërisht fëmijët shqiptarë të lindur këtu vërtetë kanë nevojë që të ndjehen krenarë me historinë e të parëve të tyre.

Mjetet mund të derdhen në konton e dedikuar për këtë projekt edhe ate: Përmes kontos, apo E-Bankingut, direkt përmes llogarisë bankare në: Migro Bank AG, 8001 Zürich, me emërtim për Nënë Tereza.

Image

IBAN Nr: CH26 0840 1016 8028 0360 6 ose Post-Konto: 80-533-6

Kryesia dhe këshilli organizativ ka lansuar tanimë një Flayer me të gjitha të dhënat sa i përket planit punues si dhe të dhënat rreth mënyrës së grumbullimit të mjeteve financiare të nevojshme për realizimin e këtij projekti. 
 
Shoqëria Kulturore dhe artistike „Dardania“ falënderon paraprakisht të gjithë ata që do të kontribuojnë në këtë mision të shenjtë si dhe gjithashtu nuk harron për t’i falënderuar edhe të gjithë ata të cilët në të kaluarën iu përgjigjen zërit të humanitetit sa herë që e kërkoi nevoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat