Në Munih të Gjermanisë, u kremtuan festat e Nëntorit

Gjermania

Në Munih të Gjermanisë, u kremtuan festat e Nëntorit

Nga: Maxhun Smajli Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 20:36
Festa

Organizuar nga Trupa Konsulare dhe Diplomatike e Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Munih, ditë më parë, u kremtuan festat e Nëntorit; Dita e Flamurit, 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e çlirimit të Shqipërisë dhe 30-të vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë.

Një sallë e madhe ishte mbushur përplot me të ftuar; emra të njohur shqiptarë, përsdonalitete të ndryshme, miq të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të përfaqësive të vendeve të tjera konsulare dhe diplomatike.

Image

Pas intonimeve te Himneve; Flamurit Kombëtar shqiptarë, Shqipërisë dhe Gjermanisë, të pranishmit i përshendeti, Shefi i Konsulatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Munih, ztr. Arten Hanku, Konsul i Përgjithshëm. “Në këtë ditë të veçantë të shtetit tonë dhe gjithë popullit shqiptarë kudo që jetojnë; Ditës së Flamurit, 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë dhe 30-të vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me shtetin gjerman, për të cilën një meritë të veçantë  e ka, ish-Kryeministri i Bayernit, Franz Josef Straus. Gjatë këtij viti, jemi përpjekur që t'u sherbejmë sa më mirë qytetarëve tanë që jetojnë në republikat të cilat ne i mbulojmë”, tha mes tjerash, ztr.,  Hanku.

Të pranishmit u përshendetën edhe nga Ministri i Drejtësisë së Bayernit, Prof.Dr. Winfried Bausback, i cili mes tjerash tha: “Marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë miqësore dhe në veçanti me Republikën e Bayernit. Ne, ofrojmë ndihmen tonë në konsulencën në çështje të drejtësisë. Për, shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, integrimi është gjëja më e mirë që mund të bëni dhe kjo duket që funksionon”. Gjithashtu, në fjalën e Tij, Ai, solli përshendetjet e shtetit të Tij, Bayernit dhe përsonalisht të ztr. Schäfer.

Image

Gjithashtu, të pranishmit u përshendetën edhe nga Zv. Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, znj., Artemis Dralo. “Konsulata e jonë në Munih, mbush një vit, që është vend shumë i rendësishëm për ne”, tha mes tjerash, znj. Dralo.

Programin e këtij kremtimi e pasuruan edhe Shoqëria Kulturore Shqiptare“Iliria” e Munihut, studenti i Akademisë Muzikore për piano në Wiesbaden, Ausilio Jo Mehmeti dhe piktori i mirënjohur, Sezai Dani, nga Shkodra.

Dhe, krejt në fund, për gjithë të pranishmit u dha një koktei, ku pati edhe gjëra ushqimore nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat