Veprimtaria e afaristëve shqiptarë në Gjermani ka filluar qysh ne vitet e 80‘ta duke marrë një rritje të madhe sidomos pas ardhjes se shqiptarëve nga Kosova ne periudhen 90-98.
Njëri ndër ata të cilët për shkak të situatës së tendosur ekonomike dhe politike mori rrugën e gyrbetit ishte edhe i riu nga fshati Junik Rame Hebibi, tani i njohur me pseudonimin Ricky. Ricky qysh ne vitin 1994 filloi aktivitetin në Gastrenomi dhe sot është shume i sukseshum për të udhëheqë shtatë restaurante në pronësinë e tij, duke zënëvend edhe në lagjen me të njohur Fasanenstraße,në Berlin me restaurantin e tij “Inizio Restaurante Bar”.
Janë shumë personalitete të njohura si Ulli Wegner, Henry Maske e shumë e shumë e shumë personalitete tjera publike të cilët janë klient të rregullt në Restaurantet e shqiptarit Ramë Habibi-Ricky. Ricky është edhe antarë i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane dhe njëherit një kontribues i madh në bashkimin e shqiptarëve të sukseshëm kudo që janë. Sukseset e mërgimtarëve tanë janë krenaria jonë kombëtare.