PSHDK për Gjermani uron festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2018

Gjermania

PSHDK për Gjermani uron festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2018

Nga: Luz Thaçi Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:09
PDSHK

Si dhe të gjitha festat, edhe Krishtlindjet dhe Viti i Ri, janë një moment kur shqiptarët e besimit katolik kanë festuar, festojnë bashkë me bashkatdhetarët e tyre të fece të tjera, duke perforcuar kështu traditën e kahmotshme të bashkëjetesës e të mopranimit të ndarjeve të identiteve të imponuara nga jashtë.

Ky mesazh universal, është një nga kontributet që shoqëria jonë ia bën vetvetes dhe botës.

Me këtë rast, Kryesia e B.D. të PSHDK-se në Gjermani, dëshiron të urojë të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës si dhe të gjithë personelet ndërkombëtare EULEX-it dhe KFOR-it, dhe të gjitha organizatat që veprojnë në Kosovë. Urim i veçantë shkon për Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë personelin kishtar në Kosovë dhe në mërgatë. Urojmë poashtu edhe kryesinë e PSHDK-së në Prishtinë dhe të gjithë simpatizantët në Kosovë dhe në mërgatë.

Ne urojmëqë fryma  e kësaj bashkëjetese të reflektohet edhe në aspekte të tjera, sidomos në ato të solidaritet social të shoqërisë e të kombit tonë.

Festa e Krishtlindjes shënon dëshirën e shqiptarëve të besimit katolik për një të ardhme në harmoni dhe prosporitet.

Për shumë mote, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2018.

Luz Thaçi, Kryetar i Kryesisë së B.D. të PSHDK-së për Gjermani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat