Në Dusseldorf të Gjermanisë u shfaq filmi dokumentar “BUKA e UÇK -së!

Gjermania

Në Dusseldorf të Gjermanisë u shfaq filmi dokumentar “BUKA e UÇK -së!

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:35
Gjermani

Mbrëmë nën organizimin e grupit “Mërgimi” u shfaq filmi dokumentar “Buka e UÇK-së”. Në mesin e pjesmarrësve ishte edhe përfaqësuesi i grupit Gani Nuha dhe shumë nga shokët e këtij grupi të cilët luajtën rol të jashtëzakonshëm në furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me armatim dhe gjëra tjera të nevojshme. Ky takim na freskoi dhe na solli kujtimet e së kaluarës sonë të lavdishme, kohë kur ishim të gjithë së bashku për t’i shtyer përpara proceset për lirinë e vendit tonë. Ishte tubim madhështorë në të cilin morrën pjesë shumë intelktualë, biznesmenë dhe veprimtarë të shumtë të çështjes kombëtare të cilët vazhdojnë të jenë në shërbim të vendit dhe kombit.

Filmi BUKA e UÇK-së është realizuar nga i palodhuri Virgjil Kule.

Vlera e këtij filmi dokumentar është e jashtëzakonshme duke marrë parasysh se paraqet një shfaqje reale të historisë së lavdishme të sakrificës së UÇK-së për brezat e ardhshëm.

Shpresojmë se ky film dokumentar do të vazhdojë të shfaqet edhe në qendrat e mëdha evropiane gjithandej ku ka shqipëtarë./Sami Fejza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat