Kuzhinieri profesionist shqiptar nga Maqedonia ka vështirësi me gjermanët që ushqehen vetëm me „përshesh“

Gjermania

Kuzhinieri profesionist shqiptar nga Maqedonia ka vështirësi me gjermanët që ushqehen vetëm me „përshesh“

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 23:26
Lulzim Deari

Lulzim Deari dhe bashkëshortja e tij Helena Gärtner tash e një vit janë përgjegjës për gastronomi në qendrën Olpe, si në manifestimet e mëdha në sallë, po ashtu edhe në biznesin e restorantit. Bilanci i tyre i parë nuk është shumë i qartë, pasi procesi i adaptimit në qytet kërkon më tepër kohë se sa është parashikuar.

Lulzim Deari (45) me vite të tëra ka menaxhuar me restorante në Dormagen, Opladen dhe Leverkusen të Gjermanisë, si dhe një bar-koktej në Bergisch-Gladbach. Pas kësaj, ai dhe bashkëshortja filluan përpjekjet për një ngjarje më të madhe. Çifti zbuloi përmes internetit se lokali në Olpe është duke u dhënë me qera dhe ata e realizuan kontratën në janar 2017. Qiramarrësit e rinj, fillimisht e improvizuan gastronominë gjatë manifestimeve të ndryshme në sallë. Në muajin mars e hapën restorantin i cili posedon 90 ulëse për mysafirë.

Një gjymë viti kanë pasur kohë Lulzim Deari dhe bashkëshortja e tij Helena Gärtner. Gjashtë muaj të tërë për të njohur Olpen dhe qytetarët e saj. Dhe në të njëjtën kohë gjashtë muaj që banorët e Olpes t`i njohin qiramarërsit e rinj të restorantit dhe ofertat e tyre gastronomike. Tani, njëmbëdhjetë muaj pas hapjes së restorantit, ky „proces i njohjes“ është duke zgjatur edhe më tej, pohon Lulzimi për „NRW“, përcjellë Shtegu.com. Për këtë ka arsye të shumta.

„Këtu në Olpe përcillet tradita e vjetër. Ti nuk mund të jesh ti, por duhet të shkosh sipas mënyrës së të tjerëve“, vazhdon më tej Lulzimi. Ajo që e befasoi ate dhe bashkëshorten ka qenë fakti se mysafirëve nuk mund tu ofrohej diçka e re dhe më e shijshme.

Lulzimi do të provojë më me dëshirë diçka tjetër kohë pas kohe, t`i zbatojë idetë e veta që t`i bindë mysafirët. „Gjithnjë kam përgatitur gastronomi. Nuk mund të bëj punë tjetër me përjashtim të kësaj, por këtë e bëj për mrekulli“, vazhdon më tej kuzhinieri profesionist me një buzëqeshje. Ai kërkon më tepër publicitet për idetë e tij dhe më tepër besueshmëri në aftësitë e tij. Ndonjëherë gjithashtu edhe biseda konkrete për manifestimet e mëdha që përmes ushqimit dhe personelit të kalkulohet saktësisht. „Është një proces mësimor në mënyrë që të kuptosh drejtë banorët e Olpes“, ka nënvizuar shqiptari nga Maqedonia, i cili para një viti me familjen e tij është zhvendosur nga Rheinland në Sauerland.

Dymbëdhjetë muajt e parë mund të vlerësohen si „në rregull“. Megjithatë, me një skemë të caktuar: Po që se organizohen manifestime të mëdha në sallë, atëherë nuk mund t`i jepet hall punës, edhe në aspektin gastronomik. Por, nëse mungojnë manifestimet, atëherë restoranti ia del disi. Edhe ate, përkundër faktit se çifti bashkëshortor e menaxhon të vetmin „stekhouse“ në rrethinë dhe se ushqimit i përkushton kualitetin më të lartë në rajon. „Por, shumica ende nuk e dinë këtë gjë, pasi restoranti është i shkëputur nga salla dhe mysafirët nuk e njohin aq shumë, për ate edhe përdoret më pak“, ka theksuar Lulzimi.

Problematik është edhe emri pak i njohur i restorantit si dhe hyrja në te, pasi mysafirët duhet të sillen rrotull sallës për të arritur tek restoranti. Në këtë mënyrë, pronari fletë për dy binarë që duhet të gjendet mënyra për t`i bashkuar. Por, Lulzimi nuk dorëzohet lehtë, ai edhe më tej do të vazhdojë t`i krijojë famë restoranti të vet me ushqime të kualitetit të lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat