Histori rrëqethëse e familjes nga Dibra që do të dëbohet nga Gjermania - Bota Sot
Histori rrëqethëse e familjes nga Dibra që do të dëbohet nga Gjermania

Gjermania

E premte, 25 maj 2018

Histori rrëqethëse e familjes nga Dibra që do të dëbohet nga Gjermania

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 12:51
Familja

Çifti bashkëshortor nga Maqedonia, Zeqir dhe Eduarda Çanka me shqetësim të madh janë duke pritur datën e 19 shkurtit të këtij, viti. Autoritetet gjermane kanë vendosur që asaj dite të hënë, familja me pesë fëmijë duhet të largohet me avion nga territori gjerman, për në Maqedoni, pasi familja shqiptare është me prejardhje nga Dibra.

Por, ata si në shtëpi ndjehen në Siegburg të Gjermanisë. Vajza më e vogël ka lindur në rrethinë, të gjithë fëmijët janë duke vijuar shkollimin, gjegjësisht çerdhen e fëmijëve, ku i kanë shokët e tyre. „Aida, vajza e dytë, me gjithë dëshirë do të bëhet mësuese, por në Gjermani“, rrëfen e ëma e saj, e cila flet rrjedhshëm gjuhën gjermane.

Në të vërtetë, Eduarda Çanka është e rritur në Siegburg: Këtu ka ardhur si gjashtëvjeçare, me prindërit e saj dhe tri motrat. Ajo ka vijuar mësimin fillor në Stallberg, mandej të mesmen në Neuenhof, duke përfunduar me sukses maturën. Por, studimet nuk mundi t`i përfundojë: „Në mosëhn tetëmbëdhjetëvjeçare, gjyshi im në Maqedoni u sëmurë rëndë dhe unë u ktheva për tu përkudjesur për te dhe për t`i ndihmuar“. Në Dibër, Eduarda e njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili kishte punuar si kopshtar, kamarier dhe inferimer. Për herë të fundit, çifti bashkëshortor menaxhoi një qoshk. „Pothuajse nuk ka punë. Infrastruktura është e dobët, ndërsa korrupsioni i lartë“, pohon 39-vjeçari. Si shqiptarë që nuk e flitnin gjuhën maqedonase, familja Çanka e ndjente veten në disavantazh.

Në vitin 2015, Eduarda Çanka mbeti shtatzanë me trenjakë, por i humbi dy fëmijë pasi përpkujdesja mjekësore ishte e mjerueshme, ndërsa gjendja e saj shëndetësore e rëndë. Në këtë mënyrë, familja shqiptare u largua nga Maqedonia më 9 maj 2015. Pa babain, i cili u shkoi mbrapa tre ditë më vonë, i shokuar nga ngjarjet e Kumanovës që është e banuar kryesisht me shqiptarë. Pas një aksioni policor që eskaloi, u shkaktuan 22 viktima, disa të plagosur, ndërsa me mijëra qytetarë u arratisën. „Ishte një luftë e vërtetë“, pohon Çanka. Më në fund, familja u ribashkua në Siegburg, shkruan „rundschau-online“, përcjellë Shtegu.com. Fillimisht parashtroi kërkesë për azil, por pasi Maqedonia është vlerësuar si shtet me prejardhje të sigurt, u parashtrua kërkesa për qëndrim. Tani e tre vite, familja Çanka është duke jetuar në një banesë në Lindenstrasse.
Zeqir Çanka fillimisht gjeti punë në një sipërmarrje koshtarie, që nga fillimi i vitit të kaluar është i punësuar tek sipërmarrja „Rahm“ në Troisdorf-Spich. Kontrata e tij e punës që i skadon në muajin qershor të këtij viti dhe duhet të konvertohet në kontratë të përhershme, kërkesë të cilën do t`ia parashtron sipërmarërsve.
Përkujdesësja gjermane e familjes, Renate Fritsch e cila edhe më tej mban raporte të ngushta me familjen, nuk e ka të qartë përse kjo familje e cila është e integruar shkëlqyeshëm, duhet të dëbohet. Veçanërisht pasi prindërit, motrat, tezet dhe gjyshi i Eduarda (33) tani janë të pajisur me shtetësi gjermane. Nga autoritetet gjermane për të huaj, familja Çanka ka pranuar një informatë se ndalesa e tyre e hyrjes në Gjermani do të zgjasë dhjetë muaj. „E kam një lutje: Duam që sa më shpejt të kthehemi sërish në Gjermani“, ka theksuar Zeqir Çanka.

Ai jo vetëm që është i brengosur për vendin e tij të punës, por për faktin se fëmijët e tij së shpejti nuk do të kenë edhe ushqim të mjaftueshëm. Njëlloj sikurse fqinjët e tyre, një familje me shtatë fëmijë, foton e së cilës Zeqiri e tregon nga celulari i vet, që dëshmon për varfërinë e hatashme, në një dhomë pothuajse pa asnjë mobilje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test