Solemnitet kushtuar dhjetë vjetorit të themelimit të Shoqatës “Sali Çekajt”

Gjermania

Solemnitet kushtuar dhjetë vjetorit të themelimit të Shoqatës “Sali Çekajt”

Nga: Hasan Hasannramaj Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:26
Foto nga pervjetori

Shoqata “Sali Çekajt në qytetin Pfaffenhofen të Gjermanisë në pranin e qindra mërgimtareve, atdhetarëve, veprimtarëve, intelektualeve dhe të tjerëve - në kuadrin e kremten madhështorë të dhjetëvjetorit të themelimit të Shoqatës “Sali Çekaj” organizo dhe mbajti këtë kremte madhështore për te cilën mori falënderime të shumta.

Në këtë kremtim ishin të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve gjermanë të komunës, konsujt nga  Kosova, Shqipëria, përfaqësues të shoqatave të tjera. Kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj Osman Ferizi  para të pranishmeve foli  për arritjet dhe sukseset e mëdha të shoqatës, në organizimin e manifestimeve në fushën, artistike, kulturore, humanitare me rastin e kremtimit të festave kombëtare, akademive përkujtimore e shumë aktivitetet të tjera.

Ne diskutime me fjalët e tyre përshëndetëse morën pjesë konsujt  nga Kosovës Naser Idrizi,  nga Shqipëria Artan Hanku dhe veprimtarët  Idriz Zeqiraj, Hajriz Mamaj e të tjerë.

Organizatorët për të pranishmit ofruan një drekë me ushqime të kuzhinave tona tradicionale. Në fund nga të pranishmit - Shoqata “Sali Çekajt” dhe strukturat e saja udhëheqëse nga të pranishmin u përgëzua për organizimin e këtij solemniteti madhështor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat