Promovim libri dhe orë letrare në Mannheim

Gjermania

Promovim libri dhe orë letrare në Mannheim

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:53
Kryetari Naser Hoxha (në mes), mësuesja Hatixhe Ramadani (ulur)

Shoqata Kulturore - Humanitare "Dardania", në Mannheim, me kryetar Naser Hoxha, Shoqara e Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani, me kryetar Pal Sokolin,  Shkolla Shqipe "Shote Galica", në Mannheim, me mësuese Hatixhe Ramadani, organizuan promovimin e librit "Pinjollët e Rrustem Llukës", me autor Shefqet Dibrani mbajtën "Orë Letrare".

Më intonimin e Hymnit kombëtar, hapet ky aktivitet kulturor. Poeti Mentor Thaqi deklamon monologun enkas për personazhet e librit "Pinjollët e Rrustem Llukës", i cili u pëlqye shumë nga të pranishmit.

Moderatorja studente Herolindë Metaj përshëndeti pjesëmarrësit në këtë veprimtari kulturore. Ajo fton në skenë nikoqirin e këtij organizimi, Naser Hoxhën, kryetar i Shoqatës Kulturore "Dardania" në Mannheim, i cili, në mes tjerash, tha: "Ju uroj mirëseardhje dhe ju përshëndes përzemërsisht, për pjesëmarrje në këtë organizim, në kuadët të vitit jubilar, 10 vjet shtet të Kosovës. Njëherit ky vit është shpallur si viti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, 550 vjetori i vdekjes.

Përshëndes autorin e librit "Pinjollët e Rrustem Llukës" Shefqet Dibranin dhe bashkautorin Shpend Shala; aktorin e mirënjohur Nimon Muqaj; veprimtarin, gazetarin, ish të burgosurin politik, Idriz Zeqiraj; veprimtarin, poetin, skenaristin Mentor Thaqin. Përshëndes Shoqatën e Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani, me kryetar Pal Sokolin;  Shkollën Shqipe "Shote Galica", në Mannheim, me mesuesen Hatixhe Ramadanin; këshilltarin pranë Stadtamt në Mannheim dhe ish i burgosur politik, Tefik Ramadanin". 

Mysafirë në këtë aktivitet kulturor ishin edhe: Sebastian Nuiqi, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, dega për Gjermani; Dan Gashi, Halil Qoçaj, Halit Berisha, ish i burgosut politik, Halit Nezaj, tranier i specializuar dhe të tjerë.

Kryetar Naseri ia lënë vendin moderatores Herolindë, për ta recituar poezinë "Portreti i Skënderbeut", të shkruar nga Ismail Kadare.

Image
Kryetari Naser Hoxha me poetin Mentor Thaqin

Në skenë ngjitet aktori i njohur Nimon Muqaj, i cili bëri një vështrim për librin "Pinjollët e Rrustem Llukës", pjesa e dytë "Rrëfime për Demë Ali Pozharin" dhe pjesa e tretë "Kosharja dhe liria", me autor Shefqet Dibrani dhe bashkautor Shpend Shalën. 

Libri emërtohet Monografi. Por ky është një libër epope! Epope e familjës së Rrustem Llukës. Epope e Pinjollëve të Rrustem Llukës. Një libër kronikë, jo vetëm familjare. Por kronikë e përgjithshme e historisë sonë kombëtare për rreth 200 vjet. Një libër letrar e dramatik, ku pasqyrohet historia jonë shqiptare e kombëtare. Kjo histori ka qenë e dhimbshme dhe plot sakrifica nëpër shekuj. Kjo histroi tashmë nuk mbetet vetëm histori familjare. Ajo është histori e dhembjes kombëtare, e mbushur me plot tragjedi, por edhe me shumë heroizma, që asnjëherë nuk mund të harrohen.

I tillë është dhe përfaqësuesi i kësaj familje të madhe e Rrustem Llukës, familje kjo që rrugëtimin e nisi në Llukë të Epërme, për të vazhduar në Lugun e Branit. Janë këto fshtara të cilat gjatë historisë u gjenden në ballë të fortunave të mëdha kombëtare, por njerëzit e saj, me një devotshmëri dhe trimëri të rrallë vepruan kundër armiqve të këtij vendi. Një  histori e një familje e cila që nga Lidhja e Prizrenit e deri në luftën e fundit ishte në anën e çlirimit të Kosovës, nga forcat e jashtme, por edhe forcat e brendshme, që shpesh here nuk ishin në anën e duhur të çlirimit dhe të demokracisë. Fatin  e linçimit dhe të persekutimit e kishte përjetuar edhe familja e Rrustem Llukës.

Shqiptarët në luftërat ballkanike dhe në luftn e Sërbisë së parë, e mandej edhe Luftën Nacional Çlirimitare, e cila vrau me dhjetra intelektual dhe luftëtarë të Levizjes Nacional Kombëtare Shqiptare, nuk kishte kaluar si duhet. Pra në këtë kohë u ndoqën dhe u vanë të gjithë ata që këronin Shqipëri Etnike. Një ndjekje e tillë ishte edhe luftimi dhe ndjekja e Demë Alisë nga Pozahri, i cili ishte mik i familjes së Rrustem Llukës. Këtë e pësoi edhe djali i Rrustem Llukës, Sadri Shala.

Rrustem Lluka i takon një familje të madhe, e cila ishte edukuar nga vepritari i madh i asaj kohe, Tahir Efendi Lluka, i cili ishte mik i Hoxhë Tasinit me të cilin kishte punuar shumë per çështjen shqiptare dhe sidomos per përpilimine një alfabeti shqip me shkronja turke. Dhe ky albatet u quajt alfabeti i Tahir Efendi Llukës. Por per një kohë autoritet osmane e ndoqën këtë veprimtar dhe ai u detyrua të kthehet në vendlindje. Kështuqë kjo familje e  madhe e lëshoi edhe truallin per ndërtimin e një mejtepi, i cili per shumë vite do të ishte në funksion të emancipimit fetar dhe patriotik.  Tahir Efendia la në dorëshkrim disa shkrime fetare dhe shkrimet mbi Moralin, që i përshkroi Zeqir Bajrami i Llukës, i cili vdiq me 1947, dhe sot ato dorëshkrime gjinden në Akivine Kosovës, në fondin e hoxhës së Latajve nga Carrabregu.

Ne po kthehemi te familja e Rrustem Llukës, e cila kaloi nëpër krajata të thella të qëndresës dhe të rrugës së saj plot heroizma dhe me dhimbje që përjetoi kjo familje dhe gjithë populli shqiptar nëpër shekuj...

Pinjollët e Rrustem domosdo do të përjetojnë këto poshtërime, burgje dhe vrasje nga më çnjerëzoret. Kishin filluar këto represalje që në kohën e Turgut Pashës...

“E rrehke pasha me konop të lagt

Ku ma ki Verrin Binak...

Është kjo një këngë popullore e kohës. Turgut Pasha plak me mjekerr, kishte ardhur në Kosovë e sidomos në Dukagjin, përkatësisht në Llukë të Epërme për të shuar zjarrin e kryengritjës së madhe shqiptare. Këtu te Verrat e Llukës, ishin bërë përgatitjet për kryengritjen e madhe, që do të pasonte me luftat e luftëtarëve tanë në Grykën e Kaçanikut. Pra 80 vjet më vonë te Verrat e Llukës në Llukë të Epërme do të tuboheshin mbi 500 000 njerëz, për të bërë Kuvendin shqiptar për Pajtimin e gjaqeve, që ishte me prteks të tubimit dhe unisimit, për luftën e madhe për liri, që do të bëhej tetë vjet më vonë. Njerëzit këtu u bashkuan për t’i treguar Serbisë dhe botës, se një popull nuk mund të mbahej e shtypur nga dhuna dhe terrori i egër që ushtronte sistemakisht ish Jugosllavia dhe Serbia, në këto troje.

Ishin këto kuvende e pajtime, që të përkujtonin "Islihatin" e dikurshëm, ku kishin marrë pjesë Rrustem Lluka dhe shumë trima te këtyre anëve...

Me këto pak fjalë ne nuk mund të shpjegojmë librin e Shefqet Dibranit: “Pinjollët e Rrustem Llukes”,- rrëfime per jetën, Pinjollët e Rrustem Llukës, Demë Ali Pozharin, Kosharën dhe Lirinë…

Qëndresa historike e gjithë këtyre personazheve, sa përmban kjo vepër letrare dhe historike nuk mund të shpjegohet me pak rreshta, as edhe me një faqe gazete. Libri përmban rreth 500 faqe me gjithë fotografitë autentike te Pinjollëve të Rrustem Llukës dhe Demë Ali Pozharit. Fotografi të cilat bashkë me lëndën letrare shpjegojnë ditë të vështira të para Lidhjës së Prizrenit e deri te lufta e Fundit në Koshare, por edhe deri te likuidimet fizike të patrotëve të mëdhenj shqiptarë, si Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, e shumë e shumë patriotë të tjerë e gazetarë, që ishin në shërbim të çështjes madhore për çlirimin e Kosovës.

Ky zë dhe kjo klithmë e autorit Shfqet Dibranit është një simfoni e dhembjes sonë shekullore, i cila na kishte përcjellë brez pas brezi. Janë këtu rrëfime autentike të cilat do të kthjellojnë mendjet e gjithë atyre që nuk e njohin historinë e Verrave të Llukës së vitit 1989 apo 1910. Historinë e Rrustem Llukës. Histrorinë e Demë Ali Pozharit...

Por edhe historinë e re të treguar dhe të ritreguar nga Avdyl Shala dhe Shpend Shalla, pinjoll i Rrustem Llukës, i cili për së afërmi pa dhe përcolli herë nga Lugu i Baranit, herë nga Kosharja dhe herë nga Gjermania, krimin që u bë mbi Ahmet Krasniqin, vrasjet e Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt dhe më vonë likuidimin e Tahir Zemajt me djalë dhe veprimtarit të LDK-së Hasan Zemajt.

Shefqet Dibrani përmes intervistës së Shpend Shalës, rrëfen për Lirinë dhe Luftën e Kosharës. Për emrat e mëdhenj të kësaj lufte Sali Çekaj, Agim Ramadani të cilët ranë në altarin e lirisë, duke thyer kufirin dhe duke përgjakur borën e prillit të vitit 1999. Dhe, ata nuk arritën të shohin Kosovën e Lirë dhe të pijnë kafe në “Tregovishtën e  Junikut” siç ishin betuar. Ky amanet iu mbeti peng dhe brezat e kësaj periudhe e kanë për detyre të flasin për shumë “ikse” dhe "ypsilona” dhe shumë të panjohura të kësaj periudhe. Shefqet Dibrani kalon si nëpër tehun e shpatës, duke numëruar këto ngjarje të dhimbshme të historisë sonë, e cila përherë ka qenë mjaft e përgjakur. Tashmë “Juniku i Beqir Vokshit” u ripërsërit përsëri. “Kisha e Deçanit” dhe thasët me pare a na kanë vrarë përherë trimat më të mirë, apo smira dhe etja për pushtet.

Image
Të dekoruarit: Nimon Muqaj, Shefqet Dibrani, Shpend Shala, Mentor Thaqi

Pra, Shqfqet Dibrani në këtë libër të epopesë së Pinjollëve të Rrustem Llukës dhe Demë Ali Pozharit, nuk ka mundur të hesht likuidimet çnjerëzore që ishin bërë mbi Tahir Zemajn edhe në ditët Luftës së madhe në Koshare, kur ai priste urdhërin e eprorëve të tij të nisej nga Mamurasi me forcat e tij të UÇK-së. Por shumë “komandant hileqarë” dikur Tahir Zemajt ia kishin mohuar edhe luftën dhe angazhimin e tij, që të gjindej në Koshare. Kush mund të luftonte në Koshare? Ata të cilët thejnë kufirin. Ata...Është një temë e paprekshme dhe e dhimbshme. Kush mund të jenë ata “njerëz” të cilët pas lufte do ta likuidojnë Tahir Zemajn, me gjithë djalë dhe me me veprimtarin e LDK-së, Hasan Zemajn.

Libri i Shefqet Dibranit “Pinjollët e Rrustem Llukes, Rrëfime per jetën, Pinjollët e Rrustem Llukës, Demë Ali Pozharin, Kosharën dhe lirinë…është një klithmë, e cila me një përkushtim e vijzon një pjesë të historinë tonë kombëtare, prej ditëve të Lidhjes së Prizrenit deri në Luftën e fundit të UÇK-së, kunder forcave të egra millosheviqiane e të mbështetur nga “Rusia cariste”, e cila sot e kësaj dite kërcënon trojet tona me ripushtim dhe ëndrrën e madhe të tyre për të dalë në Detin Adriatik.

Pra Shefqet Dibrani e ka bërë të gjallë punën dhe veprën e Rrustem Llukës dhe pinjollëve të tij dhe ai meriton çdo lëvdatë për vepren e tij për këtë periudhë të dhimbjes dhe heroizmit tonë kombëtar" -, mbylli reçensionin e tij, njeriu i letrave, Nimon Muqaj.

Moderatorja Herolindë Metaj fton në foltore ish të bugosurin politik Idriz Zeqiraj, i cili flet për figurën e parë nacionaliste, gjatë Luftë së Dytë Botërore, Demë Ali Pozharin si dhe shpalosë kujtimet e një takimi me atë, në vitin 1969, në Tiranë. 

Nxënësja Ameli Salihu, e klasës së dytë, reciton poezinë "Abetare, Abetare", ndërsa Diana Salihu recitoi poezinë "I dashur Atdhe". Nxënësja Jeta Trepça recitoi poezinë "Tokë dardane", kurse Zamir Murtezai poezinë "Mëmëdheu", të cilat u pëlqyen dhe u duartrokitën nga të pranishmit.

Përballë të pranishmëve, autori i librit, Shefqet Dibrani, i cili, pas përshëndetjes dhe falenderimit për këtë organizim të promovimit të librit të cituar, foli për bashkëpunimin e ngushtë që ka pasur me Shpend Shalën, nip i dy protagonistëve kryesorë të këtij librit, Rrustem Llukës dhe Demë Ali Pozharit, gjatë realizimit, deri në përmbyllje me Kosharën dhe lirinë, pjesë i së cilës ishte ai. Ai hapi debatin rreth librit.

Konsulenti dhe ndihmësi për jetën dhe biografinë e personazheve të monografisë "Pinjollët e Rrustem Llukës", Shpend Shala, i përshëndeti dhe i falenderoi pjesëmarrësit e këtiij promovimi. Një falenderim të veçantë bëri për Shoqatën Kulturore "Dardania" dhe kryetarin e saj Naser Hoxha; për Shoqatën e Krijuesëve Shqiptarë, në Gjermni, me kryetar Pal Sokolin dhe Shkollën Shqipe "Shote Galica", në Mannheim, me mësuesen Hatixhee Ramadani. 

Moderatorja Herolindë Metaj njofton për fundin e pjesës së parë promovuese dhe fton të pranishmit për një koktej modest.

Pjesa e dytë e këtij aktiviteti kulturor, vazhdon me "Orën letrare".

Poeti i afirmuar, Neki Lulaj, nënkryetar i Shoqatës të Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani, u prezantua me poezinë "Atjoni ynë", kushtuar Presidentit Rugova:

"Atjonin dje nuk e deshëm, por sot i përkulemi si tulla muri,

Langojntë lehin e gjarpërinjtë ndërrojnë lëkurë.

Përbirohen në gjerdhe, trina a trunggu ërcuri....

Ngrijnë gjymtyrët e fytyra e ju vjell tradhti me turp".

Piktori i pasionuar dhe poeti Dan Gashi lexoi poezinë e frymëzur "Dielli".

Poeti Pal Sokoli, kryetar i Shoqatës të Krijuesve Shqiptarë në  Gjermani, lexoi krijimin e tij poetik.

Poeti i kudondodhur, në aktivitetet e Mërgatës, Mentor Thaqi, lexoi poezinë "Pleqnarët", kushtuar Odës me nam të Junikut.

Poeti gjithë frymëzim nga Dardana, Muharrem Kosumi, i cili përjetoi burgun-torturë izolues, në vitin 1989, në Serbi, lexoi poezinë Gjergj Elez Alia.

Edmond Mesuli, poet me frymëzim rinor, u prit ngrohtësisht.

Poeti Selajdin Gashi u prezantua me poezinë "Dielli pranveror".

Krijueset femra, i japin sharm e hijeshi edhe kësaj Shoqate simpatike, e cila rrezaton ndjenja dhe art anekënd Gjemanisë, si dhe jashtë saj. Poetesha, tashmë, afirmative, Seveme Fetiqi, lexoi poezinë "Drita e një pengu", kushtuar Dritëro Agollit.

Edhe simotra e saj, Hamide Ademi, u prezantua me poezinë e saj bukur të realizuar.

Publicisti dhe poeti Ali Berisha, i lindur dhe i rritur në një mjedis piktoresk, ku muza frymëzuese është gjithmonë e begatë, ashtu siç është edhe poezia e tij.

Të dekoruarit: Nimon Muqaj, Shefqet Dibrani, Shpend Shala, Mentor Thaqi

Shoqata Kulturore-Humanitare "Dardania", përkatësisht, Kryesia e saj, ka vendosr për të ndarë 4 (katër) - M i r ë n j o h j e -, me motivimin për veprimtari të shquar krijuese dhe atdhetare:

1) Aktorit Nimon Muqaj

2) Shkrimtarit Shefqet Dibrani

3) Poetit Mentor Thaqi

4) Veprimtarit Shpend Shala

Skenarin dhe përgaditjen e Mirënjohjeve e bëri Laura Hoxha.

Në emër të dekoruarëve, falenderoi aktori i shquar Nimon Muqaj, i cili, ndër të tjera, tha se jemi të nderuar për Mirënjohjet e dhëna, të akorduara nga Shoqata "Dardania", me kryetar djalin e lindur dhe të rritur në Odën e Junikut, Naser Hoxha. Ju lumtë, për punën që bëni, në ruajtjen dhe kultivimin e traditës, duke e harmonizuar me bashkëkohësinë vendore.

Në përmbyllje, mjeku defektolog, ish i burgosuri politik, Tefik Ramadani, këshilltar në Këshillin e qytetit të Mannheim-i, bëri një apel, thirrje, duke u lutur për mirëkuptim:

Të jeni aktiv dhe të punoni me mërgimtarët tanë. Të prezantoheni kudo, si përfaqësues të shqiptarëve. Përndryshe, kemi fakte të bollshme, se të tjerët vahdojnë të punojnë, pa qenë fare të autorizuar, duke u prezantuar në emër të feve. Për rrjedhojë, mediat e huaja po shkruajnë zi e më zi për shqiptarët. Uroj në mirkuptimin tuaj, për problemin që ngrita.

Pjesëmarrësit vlerësuan me nota pozitive aktivitetin kulturor në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat