Pavarësia e Kosovës në këngë folklorike dhe popullore

Gjermania

Pavarësia e Kosovës në këngë folklorike dhe popullore

Nga: Dibran Demaku Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:29
Violinisti Besart Haliti, këngëtarët Muharrem Duraku dhe Bedri Karaxha

Lokalet e klubit shqiptar“Malësia“ në Hamburg në mbrëmjen e 17 shkurtit të këtij moti ishin mbushur me shqiptarë të të gjitha trojeve etnike.Për atë mbrëmje klubi në fjalë kishte organizuar Festimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Dhe ky manifestim ishte disi krejt ndryshe nga manifestimet për këtë Ditë të Madhe për Kosovën dhe për kombin shqiptar në përgjithësi.

Dhe meqë tërë mbrëmja( që do të zgjaste deri në orët e herëshme të mëngjesit të ditës tjetër) do të kishte vetëm këngë folklorike dhe popullore aty ishin tubuar vetëm burra e djemë të rinj-dashamirë të këngëve të bukura të melosit folklorik dhe popullor shqiptar.

Image
Bilall Osmani, këngëtari që e ringjalli të paharrueshmin Sali Mani

Aty kishin ardhur të këndonin këngë të ndryshme folklorike dhe popullore(në baza krejt vullnetare) këngëtarët:Muharrem Duraku dhe vëllezërit Bedri e Remzi Karaxha.Këngët e njohura të melosit folklorik shqiptar të kënduara në mënyrë mjeshtërore nga këngëtarët e lartpërmendur,publikut të shumtë sikur ua nxorën mallin e këngëtarëve të shquar të dikurshëm:Sali e Feriz Krasniqit,Riza Bllacës,Vëllezërve Gashi apo siç njihen në popull Bijtë e Sefë Mleqanit e shumë e shumë këngëtarëve të tjerë shqiptarë të këtij zhanri.

Aq shumë u pëlqyen këngët folklorike,të kënduara nga këngëtarët në fjalë,saqë të nxitur nga ata kënduan edhe të tjerë nga publiku si:Bilall Osmani-i cili këndoi disa këngë të këngëtarit të mirënjohur shqiptar-Sali Manit. Aq bukur këndoi Bilall Osmani këngët e Sali Manit,saqë të krijohej përshtypja se ishte ringjallur Sali Mani dhe këndonte drejtperdrejt  në lokalet e klubit“Malësia“.

Dhe kur këngëtarët Muharrem Duraku dhe vëllezërit Karaxha kënduan këngë popullore,nxitën Çunin nga Fieri(nuk ia mësuam dot emrin, që të ngritej dhe të këndonte me mjeshtri të rrallë këngë të Shqipërisë së jugut.

Dhe derisa Muharrem Duraku dhe vëllezërit  Karaxha apo edhe Bilall Osmani dhe Çuni nga Fieri ia thonin këngës se bukur shqipe,shumë nga të pranishmit hidheshin në vallë!

Të gjithë të pranishmit( që ishin shumë) u ndanë të kënaqur nga ky organizim për Festën e Pavarësisë së Kosovës.Do të ju hynim në hak sikur mos t`i përmendnim edhe emrat e violinistit Besart Haliti i cili me violinën e tij përveq që përcolli gjatë tërë mbrëmjes këngët e kënduara nën ritmin e sharkisë dhe të çiftelisë,ai pra, Besart Haliti me violinën e tij interpretoi edhe shumë valle të bukura popullore me taban kombëtar si dhe Fadil Jasharin që me mjeshtri përcolli këngëtarët me sintin e tij.E tërë mbrëmja festive kaloi në një atmosferë të bukur dhe për lakmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat