Suksese të jashtëzakonshme të shqiptarëve brenda CDU-së në Republikën e Schleswig Holsteinit

Gjermania

Suksese të jashtëzakonshme të shqiptarëve brenda CDU-së në Republikën e Schleswig Holsteinit

Nga: Nue Oroshi Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 22:22
Floriana Igrishta CDU

Demokracia i ka disa ligje shumë të mira. Çdo gjë është e përkohshme në demokraci dhe asgjë nuk është e përjetshme. Të përkohshëm janë edhe politikanët sado që mund të kanë ndonjë jetëgjatësi politike relativisht të gjatë. Ligjet e demokracisë perëndimore për ndrrimin e gjeneratave dhe të politikaneve në çdo katër apo pesë vjet janë shumë të shëndetshme. Edhe unë ngadalë po i afrohem përfundimit të mandatit të parë të Deputetit në Asamblenë e qytetit Kiel të Gjermanisë.

Në këto pesë vjet jam përpjekur të punoj sa kam mundur në shumë aspekte. Një angazhim të madh e kam pasë në aspektin kulturor dhe në çështjet sociale të banimit e të shëndetsisë.E veçanarisht në politikat e migrimit si politikani dhe udhëheqësi përgjegjes i këtyre politikave nga grupi i Asambleistëve të CDU-së në Kiel. Kam bërë edhe disa ndryshime në avansimin e komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë edhe në aspektin e statistikës.

Deri para ardhjes sime në Asamblen e qytetit të Kielit, shqiptarët nuk i kanë ndarë nga statistikat e ish shteteve Jugosllave, i kanë futur në një thesë të përbashkët. Reagimi im mbrenda Asamblesë e ka bërë këtë ndryshim zyrtarë ku edhe në statistikat e përgjithshme tash figuron numri i shqiptarve me emrin e vërtetë shqiptarë.Kemi arritë që si komunitet i vogël të shenojmë historinë duke e pasur edhe të rejën Florijana Igrishta kandidate për në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, ku kishte një rezultat të shkëlqyer. Ndërsa tash shqiptarët mbrenda CDU-së në Kiel përveç kandidaturës sime për Deputet në Asamblen e qytetit Kiel ku kandidoj për herë të dytë kemi në listat e CDU-së për keshilltarë në Bashkësinë e Qytetit të Mettenhofit edhe dy të rinjë shqiptarë:Floriana Igrishta dhe Mergim Kutllovci.

Personalisht e ndijë vetën të gëzuar sepse nuk jam kandidati i vetëm shqiptarë në këto zgjedhje në Republikën e Schleswig Holsteinit por kemi edhe tre kandidatë të tjerë në listat e CDU-së.Për Asamblenë e rrethit të Pinebergut me zonën elektorale në Elmshorn kandidon Kolë Gjoka i cili po bënë emër të mirë në politikën gjermane në këtë qytet dhe më gjerë ku kohë më parë ishte edhe në listën e kandidatve të CDU-së për Bundestagun Gjerman.

Në qytetin e Lubekut kandidon sërish Aneta Ahmati Wollter, e cila ishte kandidate edhe para pesë vitësh, e ku ka disa muaj që është futur në Asamblen e Qytetit të Lubekut, kurse në Qytetin e Flensburgut kandidon e reja Azdriana Mehmeti një e re mjaftë dinamike dhe kryetare e Forumit të grave të CDU-së në qytetin e Flensburgut. CDU i ka hapur të gjitha dyert për shqiptarët e sukseshëm që janë të interesuar të bëjnë politikë.

Dhe nga një komunitet që konsiderohet jo shumë i madh në një Republikë kaq të vogël të kandidojnë për poste të ndryshme gjashtë shqiptarë dhe shqiptare është një sukses historikë për diasporën shqiptare në Gjermani.Si veteran i CDU-së dhe si Deputeti i parë në Asamblen e qytetit të Kielit, të gjithë kandidatëve i uroj suksese.

Uroj që pas 6 Majit në katër qytete të Schleswig Holsteinit, ti kemi përfaqësuesit tanë. Ndërkohë që shqiptarët në mbarë Republikën e Schleswig Holsteinit i madh e vogël, prej moshës 16 vjeçare të dalin dhe të votojnë kandidatët e tyre. Por jo vetëm kaq. Ata të lobojnë edhe tek të njohurt dhe miqtë e tyre qoftë gjerman apo nga komunitetet e huaja, qoftë në punë, qoftë në aktivitete të lira që me 6 Maj të dalin dhe të votojnë kandidatët shqiptarë të CDU-së. Na u priftë e mbara.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat