Barbara e dashuruar në art - Bota Sot
Barbara e dashuruar në art

Gjermania

E mërkurë, 19 shtator 2018

Barbara e dashuruar në art

Nga: Sabit Abdyli Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:47
Barbara

Barbara është emri i saj krijues. Ka lind në Rahavec (Kosovë). Në vitet e 90-ta kur Kosovës ju mor autonomia dhunshëm, Barbara imigroi në Gjermani. Në mjedisin e ri ju deshtë të përballet me jetën ndryshe, por nuk u dha. Filloi me kursin e gjuhës gjermane. Për të mos qenë e varur nga ndihmat sociale lau enë nëpër restorante. Në kohën e lirë që i mbetej filloi të shkruaj. Kështu e thyente mërzinë, e zbrazte mllefin, kundërshtonte sjelljet primitive, botëkuptimet e mykura për femrën në familjet prej nga e kishte origjinën. Pak nga pak dhe përfundoi romanin "Lotët e e Trëndafiles" që u mirëprit nga lexuesi.

Në romanin e saj  Barbara thyen tabu dhe vihet në mbrojtje të lirive të femrës shqiptare, të drejtat e së cilës nëpërkëmben nga gjinia e kundërt, aq egërsisht. Mësoi gjuhën gjermane, vazhdoi shkollimin me sukses. E mori fatin e saj në duar të veta dhe qëndron vertikalisht në këmbë ballëhapur. Ajo nuk ish mësuar të varej nga të tjerët dhe mbi të gjitha donte të jetojë nga djersa e saj. Vazhdoi të shkruante edhe poezi, të pikturonte.

Në shkrime, penelin e ngjyrave ajo e gjen qetësinë shpirtërore e gëzimin. Së fundi ajo arriti të hapë edhe ekspozitë në metropolet e Evropës, Veprat për shkak interesimit të lexuesit ju ribotuan e përkthyen edhe në gjuhë tjera. Vazhdon të jetë e suksesshme edhe në shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo çikë Kosove, vazhdon të dëshmoj e thotë botës, fanatikeve se liria, puna e arti hapë shtigjet femrës shqiptare për të qenë ajo që është: e zonja, e denjë,  grua, nënë, nënëmadhe, artiste, sportiste dhe e kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test