Veliu jep dorëheqje nga Bashkësia Shqiptare në Gjermani

Gjermania

Veliu jep dorëheqje nga Bashkësia Shqiptare në Gjermani

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:11
Lulzim Veliu

Kryetari i Bashkësisë Shqiptare në Gjermani, Lulzim Veliu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij udhëheqëse dhe nga kjo bashkësi në Gjermani.

Ai nëpërmjet facebook-ut, ka thënë se nuk e kishte menduar që do të tërheq kaq shpejt dhe në këtë mënyrë nga kjo iniciativë, të cilën thotë se e ka iniciuar para më shume se tri viteve.

“Si individ por edhe si shoqatë investuam aq shumë kohë dhe mund që të funksionojë, me të vetmin qëllim që shqiptaret të mund të përfaqësohen më mirë dhe më drejtë si para opinionit gjermane, por edhe para shteteve nga vijnë shqiptaret. Të gjitha këto, mendova se i materializuam në dokumentet e ndryshme të BSHGj dhe statutit të saj, i cili orienton për ruajtjen e pavarësisë së shoqatës nga çdo ndikim politik dhe grup interesi. Mirëpo pikërisht parimet e dokumenteve kryesore të BSHGj dhe statuti i saj, që në fillimet e para, ka tendenca të bastardohen dhe përdhosen nga disa individ në kryesinë e bashkësisë. Individë të tille, Bashkësinë po mundohen ta kthejnë në instrument në dore të forcave të ndryshme politike dhe grupeve të ndryshme të interesit, të cilët në mënyrë më të ulët dhe të poshtër po manipulojnë qoftë edhe në emër të konsujve, vetëm e vetëm që Bashkësia të kthehet në leve për interesat e tyre të ngushta dhe mafioze. Le t ?iu shërbejë dorëheqja e ime elementit të shëndosh dhe jo vetëm atyre, në këtë kryesi, që të mos bien viktimë e njerëzve me 100 fytyra”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat