Testi i maturës fillon me një organizim dhe monitorim të lartë

Gjilani

Testi i maturës fillon me një organizim dhe monitorim të lartë

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 17:16
ilustrim

Në Komunën e Gjilanit sot sipas planifikimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka nisur të mbahet testi i maturës të cilit i janë nënshtruar 2120 nxënës, të mbykëqyrur nga 138 administrues, 28 monitorues dhe 45 komisioner të përbërë nga MASHT-i, DKA dhe shkollat.

Me këtë rast, në vizitën që ka bërë drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, së bashku me stafin e tij ka thënë se çdo gjë është në rregull dhe konform planifikimit të DKA-së dhe MASHT-it.

“Gjithçka ka nisur me kohë dhe sipas planifikimit që në orën dhjetë të mëngjesit. Drejtoria Komunale e Arsimit paraprakisht ka bërë të gjitha përgatitjet që ky proces vlerësues për nxënësit të bëhet sipas rregullave të parapara nga ministria. Këtë vit testit i nënshtrohen 2120 nxënës, prej tyre 7 janë nga komuniteti turk dhe 390 nxënës të cilët kanë mbetur nga vitet e kaluara. Gjatë vizitës nëpër qendrat ku është organizuar testimi, çdo gjë është në rregull, me një disciplinë të lartë dhe mbykëqyrje të vazhdueshme”, ka thënë drejtori Musa.

Ai poashtu ka uruar që Gjilani sikur gjithnjë edhe këtë vit të radhitet ndër komunat e para sa i përket suksesit të nxënësve.

“Uroj që të gjithë nxënësit të kenë sukses të lartë në këtë process vlerësues. Kërkohet vetëm qetësi, përkushtim dhe përqendrim gjatë testimit dhe gjithçka do të përfundoj siç është më së miri. Për këto vite është punuar shumë në ngritje të cilësisë dhe kualitetit të arsimit në përgjithësi”, ka pohuar drejtorit Nazmi Musa.
Edhe përfaqësuesit e shumtë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë pohuar se gjithçka është duke shkuar në rregull dhe nuk ka vërejtje, as në aspektin e organizimit, por as në aspektin e monitorimit të këtij procesi.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat