Haziri: Me asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë iu kthye dinjiteti qytetarëve

Gjilani

Haziri: Me asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë iu kthye dinjiteti qytetarëve

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 20:47
Lutfi Haziri

Për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërtimi i një rruge në këtë qytet nënkupton kthimin e dinjitetit për qytetarët e asaj ane.

Ai, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça, kanë parë nga afër sot finalizimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë.

Zyra e tij njofton se asfaltimin e kësaj rruge Haziri e ka vlerësuar si projektin më të rëndësishëm të rindërtimit të rrugëve me buxhet komunal, ndërkaq është shprehur se tashmë banorëve të kësaj i është kthyer dinjiteti.

“Nëse dikur janë ndier të anashkaluar qytetarët Malishevës, Uglarit e Pogragjës, tashmë kjo mbetet e kaluar. Me asfaltimin e rrugës 14.6 kilometërshe, banorëve të këtyre fshatrave i është kthyer dinjiteti dhe kujdesi i Komunës së Gjilanit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e finalizuam këtë projekt të rëndësishëm në mënyrën më të mirë”, ka thënë Haziri.

Ai konfirmoi se katërshja e prioriteteve infrastrukturore vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes, duke shtuar se deri në fund të mandatit të tij në udhëheqjen e Komunës, gjilanasit nuk do të kenë më probleme me rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndriçim publik.

Asfaltimi i rrugës Gjilan-Pogragjë, me gjatësi 14.6 kilometra, është realizuar me buxhet komunal dha kap shifrën e afro 300 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat