Komuna nuk ka para për pagesën e inspektorëve që të punojnë jashtë orarit të punës ?!

Gjilani

Komuna nuk ka para për pagesën e inspektorëve që të punojnë jashtë orarit të punës ?!

Nga: Aziz Zuka Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:38
Ilustrim

Gjatë ktyre ditëve të verës dhe ardhjës së një fluksi të madhë të mergimtarëve në pushime, në komunën e Vitisë  po  cfaqën dukuri negative  në  lokale  biznesore apo edhe lokale tjera si:  dyqane dhe markete.E krejtë kjo ngase  në këtë komunë inspektorët komunal nuk punojnë  jashtë orarit të punëës dhe ditëve të vikendit!.Në këtë komunë, ka  disa vite që mungon inspektimi jashtë orarit të punës.

Pavarësisht frekuentimit më të madh të qytetarëve dhe dukurive negative që mund të jenë prezentë gjatë orëve të mbrëmjes, përfshirë edhe punën e lokaleve të ndryshme biznesore, megjithatë të gjitha këto realizohen lirshëm dhe jashtë syve të institucioneve gjegjëse, për vetë faktin se inspektorëve komunal u mungon autorizimi i veçantë për inspektim jashtë orarit të punës.

Mungesën e inspektimit jashtë orarit të punës, drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit Skender Ahmeti e arsyetoi me mungesën e mjeteve buxhetore për këtë qëllim. Sipas tij, çdo angazhim shtesë duhet patjetër të ketë edhe kompensim shtesë, e këtë ne për momentin nuk ka, ka thënë ai. Pavarësisht kësaj, në kërkesat e policisë dhe qytetarëve, çoftë edhe jashtë orarit apo ditëve të vikendit, inspektorët komunal u përgjigjen pozitivisht ka thënë Ahmeti.

Si do që të jetë mungesa e inspektimit jashtë orarit të punës varet nga specifikat e komunave të Kosovës. Por disa qytetarë e vecmas mergimtarë këtë arsyetim të kompetentve të inspekcionit nuk e arsyetojnë ngase ata thonë se kurkomuna po ka mjete për shpenzime madje edhe te panevojshme buxhetore demos duhet të ketë mjete edhe për kompensim të punës së inspektorve për punën që bëjnë jashtë orarit të punës sepse kjo është në interes të qytetarëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat