Fqinjët ngatërrohen për tokë

Gjilani

Fqinjët ngatërrohen për tokë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:38
Pamje nga videoja

Ymer Selimi nga Zhegra e Gjilanit ka vendosur ta lëshojë truallin që ka jetuar tash e sa vjet, për shkak, siç thotë ai, të problemeve me komshinjtë.

Veturës së Selimit, orët e para të datës 24 korrik, i është vënë flaka derisa, sipas tij, ky është rasti i tretë, pasi edhe në vitin 2013 dhe 2015 i është djegur sera.

Për këtë ai fajtor po i le fqinjët e tij derisa sipas Selimit, sherr po del të jetë një copë tokë prej 1 ari, ku ai ka ndërtuar një serë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat