Hidhet poshtë nga Gjykata aktakuza ndaj kryesuesit të Kuvendit të Vitisë Naim të Pira për keqperdorim detyrës

Gjilani

Hidhet poshtë nga Gjykata aktakuza ndaj kryesuesit të Kuvendit të Vitisë Naim të Pira për keqperdorim detyrës

Nga: Aziz Zuka Më: 29 korrik 2016 Në ora: 15:19
Naim Pira, kryesues i KK te Vitise

Pasi Prokuroria Themelore në Gjilan kishte ngritur aktakuzë kundër Kryesuesit të Asamblesë komunale në Viti, Naim Pira, më 29 dhjetor 2015, me akuzën për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar,  Gjykata Themelore  në Gjilan,  ka lëshuar së fundmi edhe aktvendimin në të cilin hidhet poshtë aktakuza kundër Naim Pirës, i cili akuzohej se ju ka dhënë mëditje asamblistëve pa marrë pjesë në séance,njofton Plus tv.

Sipas  këtij vendimi  nuk ka prova të mjaftueshme  për të mbështetur  një dyshim  të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer  veprën penale keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar me qëllim të përfitimit për vete ose personin tjetër dhe ai është liruar si i pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat