Lutfi Haziri: Po plakem me paratë e kurbetit

Gjilani

Lutfi Haziri: Po plakem me paratë e kurbetit

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 19:10
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se është njëri prej kosovarëve që po plaket me paratë e fituara në kurbet.

Haziri ka bërë një postim në facebook ku ka treguar për mbajtjen e panairit të makinave “auto-shou” në qytetin e Gjilanit, ku bashkëatdhetarët kanë prezantuar veturat e tyre, transmeton lajmi.net

“Panairi ka hyrë në program me kërkesën e mërgimtarëve dhe jam i befasuar me pjesëmarrjen e madhe të veturave si dhe të auto serviseve që merren me rregullimin e veturave të shtrenjta, të vjetra dhe të reja”, ka shkruar Haziri.

Ai ka shtuar se është njëri prej atyre që është rritur dhe po plaket me paratë e kurbetit.

“Dua të nënvizoj se unë jam njëri prej atyre që është rritur dhe po plaket me paratë e kurbetit. Kjo gjeneratë që po jeton sot në Zvicër, Gjermani, në Europë, janë gjeneratë e artë. Kjo gjeneratë ka mbërri shumë me punën e saj dhe na kanë bërë krenarë edhe neve”, është shprehur ai.

Postimi i Hazirit:

Në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve”, që po mbahet në Gjilan, sot organizuam panairin e makinave “auto-shou”. Panairi ka hyrë në program me kërkesën e mërgimtarëve dhe jam i befasuar me pjesëmarrjen e madhe të veturave si dhe të auto serviseve që merren me rregullimin e veturave të shtrenjta, të vjetra dhe të reja.

Dua të nënvizoj se unë jam njëri prej atyre që është rritur dhe po plaket me paratë e kurbetit. Kjo gjeneratë që po jeton sot në Zvicër, Gjermani, në Europë, janë gjeneratë e artë. Kjo gjeneratë ka mbërri shumë me punën e saj dhe na kanë bërë krenarë edhe neve. Simbolikën më të madhe në sport e kemi Xherdan Shaqirin, por edhe në biznes dhe degë të tjera kemi nga një yll që po rritet me punë në Europë dhe që po na bën krenarë të gjithë neve me suksesin e tyre.

Uroj mërgimtarët që të kalojnë sa më mirë këto ditë të pushimeve në Gjilan. Për hir tuajin këto ditë kemi hapur më shumë punë, që vitin e ardhshëm kur të vini me këto vetura, të mos gjeni asfalt të vjetër dhe rrugë me gropa, por një qytet të standardizuar dhe me hyrje-dalje të reja. LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat