PDK: Nuk ishte mashtrim i britanezit por kushtëzim i qeverisjes Haziri për humbjen e tre milion euro donacione

Gjilani

PDK: Nuk ishte mashtrim i britanezit por kushtëzim i qeverisjes Haziri për humbjen e tre milion euro donacione

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 gusht 2016 Në ora: 20:16
PDK

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka reaguar pas dështimit të projektit për ndërtimin e shtëpisë së pleqve dhe ikja e investitorit britanez nga Gjilani.

Në reagimin e PDK-së thuhet se Komuna e Gjilanit, nuk ishte në gjendje të krijojë kushtet elementare për realizimin e projektit  për tet muaj në vlerë prej rreth 3 milion euro, ku do të punësoheshin mbi 100 të papunësuar, për kujdesin e 200 pleqve në këtë institucion.

“Dështimi i projektit për ndërtimin e shtëpisë së pleqve dhe ikja e investitorit britanez nga Gjilani, është një problem serioz dhe shqetësues për mënyrën se si po e qeverisë komunën kryetari Lutfi Haziri dhe humbjet e mëdha që po i shkakton në dëm të qytetarëve të Gjilanit.
Trajtimi i keq që qeverisja komunale i bëri këtij donatori dhe investitori britanez, është lajm i keq jo vetëm për Gjilanin dhe Anamoravën, por është një lajm i keq për tërë Kosovën.

Për tetë muaj, Komuna e Gjilanit, nuk ishte në gjendje të krijojë kushtet elementare për realizimin e projektit në vlerë prej rreth 3 milion euro, ku do të punësoheshin mbi 100 të papunësuar, për kujdesin e 200 pleqve në këtë institucion. Zyrtarët e lartë të komunës, duke keqpërdorur edhe vendimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e refuzuan kërkesën e donatorit që bartës i projektit të jetë shoqata e cila ishte ndërmjetësuese për implementimin e këtij projekti, përshkak tendencës së komunës që bartës i këtij projekti të jetë dikush tjetër, me qëllime të përfitimeve personale dhe klanore.

Këto kushtëzime për projekte të tilla që financohen nga donatorët dhe investitorët e huaj, janë pengesa serioze që e kanë përkeqësuar jashtëzakonisht shumë klimën për investimet e huaja kudo në Kosovë, e në veçanti në komunën e Gjilanit, e cila gjatë tri viteve të fundit në vazhdimësi e ka prishur imazhin pozitiv, përmes kërcënimeve dhe fyerjeve të rënda që kanë ndodhur nga zyrtarët e lartë të LDK-së në Gjilan.

Jo më larg se në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, të mbajtur më 28 korrik, një asambleist i LDK-së, e quante kriminel investitorin austriak, i cili në vitin 2012 është kontraktuar nga komuna e Gjilanit për realizimin e një projekti nvestues në vlerë prej 1.5 milion euro, e që kjo qeverisje komunale e dëshiron të dështuar këtë projekt.

Mos distancimi dhe heshtja e kryetarit të komunës (i cili ishte prezent në seancë), i kryesueses së Kuvendit Komunal dhe i anëtarëve të Kuvendit Komunal, ndaj këtyre fyerjeve e kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë drejtpërdrejtë nga anëtarët e Kuvendit Komunal, e që po bëhen ndaj investitorëve të huaj, është alarm për gjendjen e rënduar dhe serioze të keq qeverisjes komunale në krye me Lutfi Hazirin.

Gjilani ka humbur edhe të tjerë donatorë të huaj të rëndësishëm, si pasojë e shumë faktorëve duke filluar nga qasja e keqe ndaj tyre, mos angazhimi për krijimin e parakushteve investuese, mos bashkëpunimi adekuat, kushtëzimet dhe pengesat e ndryshme që paraqiten për përfitime koruptive, kërcënimet dhe fyerjet e shumta që po i bëhen nga ky pushtet lokal. Kjo qasje i ka humbur Gjilanit edhe miliona euro të tjera donacione të ofruara nga organizatat të ndryshme ndërkombëtare, sikurse që është DANIDA apo edhe nga investitorët tjerë të huaj”,  thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat