Synon ta shkatërrojë minaren e xhamisë në Velekincë, veç pse kishte shqiponjën në të

Gjilani

Synon ta shkatërrojë minaren e xhamisë në Velekincë, veç pse kishte shqiponjën në të

Nga: T.Selimi Më: 14 gusht 2016 Në ora: 20:22
Xhamia

Kah ora 19 e 25 minuta, në fshatin Velekincë të Gjilanit, sipas disa burimeve, një serb ka marrë guximin dhe ka demoluar kupolën e xhamisë në Velekincë të Gjilanit. Menjëherë Bashkësia Islame e Gjilanit e quan akt vandal dhe të panjohur ndonjëherë. Pra, të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare tha, Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan. Një serb është treguar guximtar dhe ka marrë guximin që të hyp në minaren e xhamisë në Velekincë ku edhe e ka demoluar kupolën e saj.

Ismet Hashani, ztyrtar i policisë në Gjilan ka konfirmuar se serbi është i lindur në vitin 1981 dhe ai për momentin është arrestuar dhe ndodhet në Spitalin e Gjilanit.Veprimin e këtij serbi pos qytetarëve të revoltuar të Velekincës e ka dënuar edhe BIK-u në Gjilan.

Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan tha se janë të shokuar nga ky gjest, pavarësisht se nga kush vjen. “Vërtet jemi të indinjuar me këtë gjest vandal dhe të panjohur deri më tani. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare”, ka  thënë Aliu.

Aliu tha se policia e Kosovës dh Prokuroria duhet të merren seriozisht me rastin në mënyrë që ky gjest mos të politizohet, sepse nuk jemi të interesuar që të krijojmë armiqësi ndërmjet qytetarëve të dyja nacionaliteteve”, tha Aliu./T.Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat