Mbahet dëgjimi publik për planifikim të buxhetit në Cernicë, Livoç i Ulët dhe Llashticë

Gjilani

Mbahet dëgjimi publik për planifikim të buxhetit në Cernicë, Livoç i Ulët dhe Llashticë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 18:03
Ilustrim

Gjilan, 24 gusht - Në vazhdën e planifikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe vlerësimet e hershme 2018-2019, Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit së bashku me Komitetin për Politikë dhe Financa, ka mbajtur degjim publik në fshatrat, Cërnicë, Livoç i Ulët dhe Llashticë.

Pas prezantimit të buxhetit të Komunës për vitin 2017 nga ana e drejtorit pëtr Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, qytetarët e këtyre fshatrave kanë paraqitur kërkesat për investimet kapitale, të cilat mungojnë në lokalitetet e tyre. Maliqi ka shprehur zotimin se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që të futen në implementim sipas mundësive buxhetore.

Drejtori Maliqi ka bërë të ditur se do të vazhdohet me dëgjimet publike në Bresalc dhe Ponesh të mërkurën (sonte), derisa ditëve tjera në Dobërqan, Pogragjë, Zabel të Sahit Agës dhe Dheu i Bardhë. Në këto dëgjime buxhetore po asiston edhe Zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan. Më herët janë mbajtur dëgjime publike për buxhetin edhe në fshatin Kmetoc dhe Malishevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat