Angazhime institucionale për që synojnë emancipimin e femrave të reja në zonat rurale

Gjilani

Angazhime institucionale për që synojnë emancipimin e femrave të reja në zonat rurale

Nga: Aziz Zuka Më: 25 gusht 2016 Në ora: 15:55
Pamje nga tryeza në Viti

Organizuar nga Këshilli i Veprimit Lokal Rinor (KVRL) në Viti, në kuadër të projektit “Unë jam e barabartë” u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temën “Emancipimi i femrave të reja në zonat rurale, problemet e tyre që vijnë si pasojë e mentalitetit në ato zona dhe zgjidhjen e mundshme të problemit". Përndryshe ky projekt mbështete nga Komisioni i Evropian në bashkë financim me Komunën e Vitisë në kuadër të projektit “ Cross Border”.

Kaltrina Sylejmani, Drejtoreshë e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, tha se drejtoria e saj mbështet fuqishëm këtë projekt duke potencuar së është më rëndësi të veçantë që gratë të gëzojnë të drejtat e tyre që garantohen me kushtetutë dhe ligj. " Ky projekt për ne ka rëndësi shumë të veçantë dhe si te tillë ne e përkrahim fuqishëm". Ajo përmendi se Emancipimi fillon nga këmbëngulsia dhe vendosmëria individuale drejt rrugës së intelektit. Ajo ju bëri thirrje femrave të ngritin zërin dhe të shfrytëzojnë të drejtat që ju takojnë.

Ndërkaq Adnan Ramadani, koordinator i këtij projekti tha se projekti ““Unë jam e barabartë” ka për qëllim kryesor emancipimin e femrave të reja në zonat rurale por edhe njohjen me problemet e tyre që vijnë si pasojë e mentalitetit në ato zona dhe zgjidhjen e mundshme të problemit.

Përndryshe në këkëtë takim pos grupit e të rinjve kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, shoqërisë civile, përfaqësues të subjekteve politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat