Ministri Imet Rrahmani uron bashkëvendësit për fillimin e punimeve të rrugës Zarbicë-Muhovc!

Gjilani

Ministri Imet Rrahmani uron bashkëvendësit për fillimin e punimeve të rrugës Zarbicë-Muhovc!

Nga: M.L. Më: 25 gusht 2016 Në ora: 18:29
Imet Rrahmani

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka uruar bashkëvendësit e tij, për fillimin e punimeve për sfaltimin e rrugës Zarbicë-Muhovc. Ky është urimi emocionues i Ministrit Rrahmani për ëndrren e realizuar të bashkëvendësve të tij: Për bashkvendasit e mi, n'vend të shtrëngimit të dorës dhe përqafimit të vëllaut,me rastin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës së kthimit Zarbicë-Muhovc! Urime! Urime, për ëndrrën e realizuar! Urime, për përkushtimin deri në sakrificë për të gjithë ata që ëndërruan, nuk u pajtuan me dëshpërimin, luftuan të kthejnë besimin. Ata ishin bashkë vendasit tanë në Zvicër, Gjermani, Francë, Austri, Itali, Amerikë, Kanadë, Australi, Maqedoni, e gjithandej ku jetojnë e punojn me mallin e madh për Malësinë. Ishte këmbëngulja dhe insitimi i tyre që entuziazmoi instatncat zyrtare të Komunës së Bujanocit. Urime, Komuna e Bujanocit! Urime Kryetar, ai i mëparshmi dhe ky i tanishmi, ju u treguat vizionar! Ju faleminderit të gjithëve! Ne po i kthejmë borgjin Malësisë, tash po qetësojmë shpirtat e të parëve tonë, tash po i bëjmë krenar prindërit tonë të gjallë, tash ne s'bashku po lindim shpresën e ringjalljes së jetës në Zarbicë, Suharrnë, Novosellë, Ramnabuqë, Qarr e Pribovc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat