Përfundon Edicioni i Pestë Vjetor i Programit Ballkanik të Paqës në Gjilan

Gjilani

Përfundon Edicioni i Pestë Vjetor i Programit Ballkanik të Paqës në Gjilan

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 18:34
Studentë të huaj

Sot në Gjilan përfundoi edicioni i pestë vjetor i Programit Ballkanik të Paqës, organizuar nga Fondacioni arsimor joprofitabil “Bislimi Group” në bashkëpunim me Universitetin e Albertës në Kanada, i mbajtur në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në këtë program akademik veror, të njohur ndërkombëtarisht përmes Universitetit të Albertës, sivjet kanë marrë pjesë studentë të huaj nga Kanadaja, Britania e Madhe, dhe SHBA-të. Falë angazhimit të Fondacionit në fjalë, pjesëmarrja falas në këtë program iu është mundësuar edhe mëse 25 studentëve vendorë.

Në ceremoninë përmbyllëse të programit të mbajtur në restaurant Luxor në Gjilan, fjalën kryesore e mbajti Prof. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Publik të Gjilanit. Profesor Leka tha se progrmet e tilla e ndihmojnë tejmase konsolidimin dhe zhvillimin e Universitetit Publik të Gjilanit, por edhe krijojnë mundësi të mira që studentët e huaj më mësojnë më shumë për Gjilanin e Kosovën në përgjithësi. “Ne e falëmnderojmë përzemërsisht profesorin Bislimi dhe fondacionin e tij për përkushtimin vetmohues në realizimin e këtij programi akademik veror ndërkombëtar tani për të pestën here rradhazi në Gijlan,” ka thenë Prorektori Leka. Ai tutje ka shtuar: “Universiteti ynë ka pasë nderin që të jetë përkrahës juaji sadopak. Për studentët e huaj, besoj se tani e tutje ju do të jeni ambassadorët më të rinj të Kosovës nëpër vendet tuaja.”

“Pa përkrahjen e parezervë të vullnetarëve që na ndihmojnë ne realizmin e këtij programi, ne nuk do të mund ta bënim këtë të mundur,” ka thenë themeluesi i Fondacionit dhe drejtuesi i programit, prof. Faton Bislimi. Ai tutje ka falëmnderuar përzemërsisht edhe studentët e huaj dhe ata vendorë për pjesëmarrjen aktive në program.

Nga ana e tyre, studentët e huaj janë shprehur në superlativ për përvojën e tyre në Gjilan në vecanti dhe në Kosovë në përgjithësi. “Asnjëherë nuk do e harroj Kosovën dhe miqte e mi këtu që ishin pjesë e këtij program,” ka thenë Joe Osborne nga Britania e Madhe. “Për mua, jeni një famije më shumë. Jeni njerzit më më shpresë dhe kurajo që kam takuar ndonjëherë,” ka thenë Christina Cauottete nga Kanadaja. “Kam shume gjëra që kam mësuar këtu, por jam munduar t’I përmbledh të gjitha në disa pika kryesore,” ka thën` Alexandria Fortis nga Kanadaja, duke shtuar se Kosova ka bukuri të mahnitëshme, jo vetëm natyrore, por edhe për nga shpirti bujar e fisnik I popullit të saj.

Edhe disa nga studentët vendorë ndanë mendimet e tyre për programin. “Programet e tilla, si ky i organizuar nga Fondacioni “Bislimi Group” janë mënyra më e mire e mundëshme për të përkrahur të rinjtë entuziastë për arsimim të kualitetit ndëkrombëtar sikur që jemi ne,” ka thënë Arbisa Shefkiu. Kurse Erjona Huruglica ka shtuar se “gjatë këtyre tri javeve të programit, ne jo vetëm që bëmë miq e kolegë nga disa shtete të botës, por mësuam në një ambient me ligjërata, diskutime, debate—të gjitha në anglishtë, dhe patëm ligjërues nderi të niveleve më të larta. Dhe e gjithë kjo është një përvojë mahnitëse për ne, falë mundësisë së dhënë nga Fondacioni i profesorit Bislimi”.

Përvec ligjëratava të mbajtuar nga Liza Gashi, bashkë-ligjëruese e programit, dhe profesori Faton Bislimi, me temën “Zhvillimi Ndërokmbëtar dhe Politika në Vendet e Pas-Konfliktit: Kosova dhe Ballkani”, para studentëve me fjalime të tyre si ligjërues nderi janë paraqitur edhe Prof. Dr. Chad Briggs nga Universiteti Amerikan ne Kosovë, z. Ruud Vermeulen (Shef i Fondit Monetar Ndërokmbëtar për Kosovë), z. Thomas Gncchi (Zëvendës Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë), si dhe Ambsasadori i SHBA-ve Greg Delawie.

Në mbyllje të ceremoniesë, të gjithë të pranishmëve iu ndanë Certifikatat e programit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat