Hapet konkursi plotësues në Universitetin “Kadri Zeka”

Gjilani

Hapet konkursi plotësues në Universitetin “Kadri Zeka”

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 09:36
Universiteti “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkurs plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore “Bachelor” në vitin akademik 2016/2017.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se konkursi plotësues për afatin e shtatorit, është për plotësimin e vendeve të lira nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve.

Në afatin e dytë, në këtë universitet do të pranohen 770 student të rregullt, ku përfshihen student që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet pakicë.

Nga njoftimi bëhet e ditur se për të lehtësuar aplikimin, administrata do të punojë edhe të shtunave.

Dokumentet mund të dorëzohen nga sot deri më 15 shtator, ndërsa provimi pranues mbahet më 19 shtator.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22 shtator në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit, ndërsa regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data  26 shtator deri më 30 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat