Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

Gjilani

Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 18:12
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së heroit të kombit Agim Ramadani, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij, Fetije Ramadani.

“E nderuara familja Ramadani, 
Më pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës Fetije, nënës së kolosit të kombit, Agim Ramadani.
Zonja Fetije Ramadani është simbol i qëndresës së një nëne te hekurt dhe të pathyeshme karshi padrejtësive shekullore. 
Ajo e rriti dhe edukoi heroin Agim Ramadani në frymën kombëtare, i cili me pushkën e tij e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani dhe të gjithë popullit shqiptar. Zoti ua lehtësoftë dhembjen. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat