Haziri e Aliu takim miqësor me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Gjilani

Haziri e Aliu takim miqësor me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 16:52
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilait, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Qëllimi i takimit ka qenë urimi për festën e Kurban Bajramit, derisa me këtë rast janë shpërndarë 240 pako ndihma me mish të kurbanit si donacion prej Amabasadës turke.
 
Kryetari Haziri theksoi bashkëpunimin e mirë dhe miqësor të Komunës së Gjilanit me Ambasadën e Turqisë në Kosovë,  duke e lutur Zotin që të vazhdojnë me aktivitete për të mirën e  dy popujve. 

Ndërkaq, nga ana e saj, ambasadorja Kiliç ka thënë se lidhjet e Turqisë me Kosovën dhe Gjilanin në veçanti, janë më shumë se vëllazërore dhe familjare, duke u zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj të intesntifikohet edhe më shumë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat