Në Gjilan diskutohet për MSA-në dhe Liberalizimin e vizave

Gjilani

Në Gjilan diskutohet për MSA-në dhe Liberalizimin e vizave

Nga: M.L. Më: 18 shtator 2016 Në ora: 19:56
Panelistët


Konferenca filloi në ora 10:00 me një ceremoni të cilën e ka organizuar ISLD dhe të pranishëm ishin: punëtaorët shkencor, intelektual të rajonit, udhëheqës të institucioneve publike, profesorë, artistë, ekspertë të fushës së integrimeve, shoqëria civile, student dhe qytetarë të komunës së Gjilanit dhe të pesë shteteve të Ballkanit (Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë).
 

“Këmba e pulës” dhe se është në pjesën ku BE e ka të cilësuar si mikroregjion integrues në BE.

– Profesori universitar Prof.Dr. Sadik Rashiti tha se kjo temë e prek qenien e njeriut dhe se të debatosh në aspektin shkencor dhe akademik për këtë temë është një ndjenjë e veqantë. Ai tha se: “BE-ja është një rezervuar i madh politik, social, ekonomik, e juridik”, ndërsa 2 për Marëveshjen e Stabilizim Asocimit tha se: “MSA është një sistem i postulacioneve integruese”.

– Para të pranishmëve foli edhe profesori Besfort Rrecaj i cili tha se MSA përveq se është një marrëveshje mes dy palëve BE-së dhe Kosovës, njëherit ajo në vete përmban edhe pjesën tregtare të saj që është një shpres për zhvillim ekonomik, ndërsa Prorektori i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan Prof.Dr. Dukagjin Leka tha se ne si shoqëri dhe shtet duhet të punojmë shumë që ti kalojmë të gjitha kriteret me të vetmin qëllim integrimin, sepse integrimi ynë në BE është I mirëseardhur.

- Në përfundim të pjesës ceremoniale të pranishmëve iu drejtua edhe Sekretari I ISLD-së dhe Sekretari I Revistës REFORMA z.Burim Haliti, I cili fillimisht foli për struturën, kriteret dhe natyrën e punimeve të cilat janë të botuar në nr. 4/2016 të Revistës Shkencore REFORMA dhe i cili numër del si rezultat i kësaj conference. Ai poashtu tha se tema e konferencës është shumë specifike dhe e ndjeshme sepse prek realitetin e sotëm.

Sipas tij: “MSA është një shpresë për ne në kuptim të zhvillimit të përgjithshëm, por duhet të kemi kujdes sepse në aspektin ekonomik mund të kemi ngecje apo ngulfatje të biznesit vendor sepse tani më janë të barabarta me bizneset e BE-së”, ndërsa për “Liberalizimin e vizave ai tha se duhet të ju bëjmë me dije BE-së që pasiqë ne i kemi plotësuar kriteret dhe standardet për liberalizim, ti heqin vizat për qytetarët e Kosovës dhe të mos e kushtëzojnë këtë me kritere politike siq janë stabiliteti i brendshëm politik dhe fqinjësia e mirë me shtetet rreth ne”.

Prezantimi i punimeve filloi në ora 11:00 dhe ka përfunduar rreth orës 18:00 pas një paraqitje të mirë dhe dinjitoze të puntorëve shkencorë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali I Zi, Serbia dhe e veqanta e kësaj konference është se debati akademik dhe shkencor ka qenë në një nivel të lartë. ISLD gjatë ditëve në vazhdim do të kujdeset që rekomandimet e punëtorëve shkencor rreth integrimeve të ju dergoj institucioneve të shteteve pjesëmarrëse në mënyrë që jeta akademike të ndikojë në përmirësimin e politikave integruese të BE-së. Punimet e konferencës shkencore janë përcjellur nga një numër i madhe i intelektualve, ekspertëve të integrimeve evropiane, bota akademike, student dhe qytetarë të shumtë. Donatorë të konferencës ishin: Fondacioni gjerman Fridrih Ebert Stiftung, Komuna e Gjilanit dhe ISLD. ISLD premtoi se në mars të vitit 2017 do të vazhdojmë me konferencën e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat