Në hyrje të fshatit Miresh i Vogël në komunën e Gjilanit, do t’i gjeni emrat e të gjitha familjeve dhe orientimin për tek shtëpia e tyre
Banorët e fshatit Miresh i Vogël në komunën e Gjilanit, kanë vendosur tabela orientuese në hyrje të fshatit.
Në këto tabela janë të shkruara emrat e të gjitha familjeve të fshatit dhe shigjeta e cila tregon rrugën për tek shtëpitë e tyre.
Krejt këtë punë ata e kanë bërë me vetëfinancim dhe në mënyrë të organizuar.