Kuvendi Komunal i Vitisë aprovoi buxhetin komunal për vitin 2017, i cili do të jetë i “rëndë” mbi 10 milion euro

Gjilani

Kuvendi Komunal i Vitisë aprovoi buxhetin komunal për vitin 2017, i cili do të jetë i “rëndë” mbi 10 milion euro

Nga: AZIZ ZUKA Më: 28 shtator 2016 Në ora: 14:14
Foto nga saanca e sotme e KK

Në mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë që u mbajt sot, me theks të veçantë është diskutuar për buxhetin e Komunës së Vitisë për vitin 2017, i cili është votuar me shumicë votash nga ana e këshilltarëve komunal të Vitisë. Pos buxhetit me shumicë votash janë aprovuar edhe Propozim Rregullorja për tatimin në pronë të Komunën e Vitisë për vitin 2017, propozim vendim për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2017,propozim vendim për shkarkimin e Hasan Berishës nga Anëtari i Komitetit për Komunitete si dhe një propozim vendim tjetër që parasheh emërimin e një anëtari të ri në këtë Komitet.

Gjithashtu në këtë seancë, ishte paraparë që Drejtoria Komunale e Arsimit, të paraqesë një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo që kjo pikë u shty për në seancën e ardhshme. Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar buxhetin komunal për vitin e ardhshëm, ndër tjerash tha se Institucionet Komunale kanë bërë përpjekje që Draft Buxhetin për vitin 2017, ta hartojnë në bazë të nevojave reale të qytetarëve dhe shërbimeve që i ofron komuna për ta. Ai ka thënë se për këtë qëllim, Institucionet komunale kanë mbajtur 25 diskutime publike nëpër lokalitetet të ndryshme, si dhe takime të tjera me grupet e interesit, ku ka identifikuar nevojat reale të qytetarëve në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin komunal.

“ Buxheti i Komunës së Vitisë për vitin 2017 do të jetë 10 milion e 19 mijë e 298 euro, prej të cilave 6 milion 928 mijë e 119 euro janë për paga dhe mëditje, 953 mijë e 534 euro planifikohen për Mallra dhe Shërbime, 200 mijë e 862 euro janë për shpenzimet komunale, kurse 197 mijë e 712 janë planifikuar për subvencione dhe transfere e 1 milion e 739 mijë e 71 euro parashihen të ndahen për investime kapitale”, u shpreh Rama. Ai tha se për vitin në vijim për investime kapitale planifikohen të ndahen 227 mijë euro më shumë se në këtë vit.

Kurse këshilltarët e Kuvendit Komunal nga subjektet e ndryshme politike, u pajtuan se buxheti komunal për Komunën e Vitisë është më i vogël krahasuar me nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune edhe pse buxheti për vitin 2017 është më i madh se ai i këtij viti. Pos buxhetit me shumicë votash, janë aprovuar edhe: Propozim Rregullorja për tatimin në pronë të Komunën e Vitisë për vitin 2017, propozim vendim për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2017,propozim vendim për shkarkimin e Hasan Berishës nga Anëtari i Komitetit për Komunitete si dhe një propozim vendim tjetër që parasheh emërimin e një anëtari të ri në këtë Komitet.

Gjithashtu në këtë seancë Drejtoria Komunale e Arsimit ka paraqitur edhe një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2016 – 2017. Ndërkaq në fillim të kësaj seance, kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, i njoftoj këshilltarët me shkresën e MAPL e cila ka konfirmuar se të gjitha vendimet e marra në seancat e KK-së janë konform ligjit. Zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se të gjitha projektet që do të realizohen në lokalitet e komunës së Vitisë, do të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e kësaj komune, këshillave të fshatrave dhe nevojave të qytetarëve.Në këtë seancë, hyri si rend dite edhe Propozim Vendimi për ridestinimin e mjeteve buxhetore mes projekteve kapitale në kategorinë ekonomike shpenzime kapitale, e cila u miratua gjithashtu nga këshilltarë komunal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat