Zharku konfirmon financimin e rrugës alternative për kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup

Gjilani

Zharku konfirmon financimin e rrugës alternative për kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 15:38
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është pritur sot në një takim nga ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës Lutfi Zharku. Fokusi i këtij takimi ishte çështja e autostradës Prishtinë-Shkup dhe kyçja e qytetarëve të komunës së Vitisë në këtë rrugë.

Ministri Zharku ka konfirmuar financimin e rrugës alternative për kyçje në autostradë të banorëve të kësaj komune.

Ndërkohë që ka ri potencuar angazhimin dhe përkushtimin e ministrisë së Infrastrukturës për të realizuar projekte të reja në regjionin e lindjes, në veçanti në komunën e Vitisë.

Nga ana tjetër kryetari Haliti, ka falenderuar ministrin Zharku për mbështetjen e vazhdueshme që po jep në realizimin e projekteve në komunën e Vitisë.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat