Qytetari i Gjilanit i shkruan letër të hapur ministrit Zharku

Gjilani

Qytetari i Gjilanit i shkruan letër të hapur ministrit Zharku

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 22:04
Lutfi Zharku

Një qytetarë i qytetit të Gjilani, Selim Dragobuzhda Gashi i është drejtuar me një letër të hapur Ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharkut.

 Dragobuzhda –Gashi në letrën e tij ka kërkuar nga ministri Zharku që të rrugën deri në kufi me Serbin që të shtroj me zhavorr pasi që është shkatërruar nga  ngarkesat me anë të bartjes së zhavorrit nga shumë kompani të paligjshme.

Letër e hapur - për ministrin z. Lutfi Zharku-n

Selim Dragobuzhda Gashi ,Gjilan.

(Besoj se do e lexoj ky apo ndonje keshilltar i tij) Me shprese! z.Minister para disa muajve te kam shkrue per hallet e katuneve Desivojce. Lajçiq dhe Terstene per rrugen Shipashnice e Eperme - Terstene, deri ne kufi. Publikisht te flm. ne pergjigjejen tuaj. Pra per 2016 kjo rruge diku mbi 10 km nuk eshte ne prioritet qe te asfaltohet. Per vitin 2017 me keni premtue se do e fusi ne listen e prioriteteve per asfaltim. Gezohem pa mase! Halli tjeter eshte se kjo vij rruge deri ne kufi eshte e shkaterruar nga shume ngarkesa me ane te bartjes se zhavorit nga shume kompani te paligjshme dhe njeherit banoret e kesaj zone me kushte shume te mjerueshme duke bartur dru drejt qendrave urbane... Minister, besoj ne ju qe sivjet te ndani pak mjete qe kjo rruge te shtrohet me zhavor qe kete dimer te kalohet disi me mire. Komuna e Dardanes (Kamenices) nuk e ka ne kompetence te saj per mirmbajte. Minister, nese ndermerni nje veprim te till do jemi mirenjohes sepse ajo popullat atje meriton edhe me shume! Respekte z.Lutfi Zharku! Selim Dragobuzhda Gashi Gjilan. me 26/10/2016./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat