Deklarohet i pafajshëm Prokurori Hamitaga

Gjilani

Deklarohet i pafajshëm Prokurori Hamitaga

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 13:12
Prokurori Bajram Hamitaga

Prokurori Bajram Hamitaga në Gjykatën e Gjilanit nuk e pranoi fajësinë për keqpërdorim detyre.

Prokurori i suspenduar i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit Bajram Hamitaga u deklarua sot i pafajshëm në gjykimin e tij për shpërdorim detyre të zhvilluar në Gjykatën e Gjilanit.

Pafajësinë e deklaroi sot edhe Luan Delili, shoferi i Prokurorisë në Prizren që në procesin gjyqësor me Hamitagën akuzohet për frikësim gjatë procedurës penale.

Gjatë seancës avokatët e të akuzuarve u ankuan se nuk i kanë pranuar të gjitha provat me të cilat ngarkohen të mbrojturit e tyre, por thanë se kjo nuk paraqet pengesë për vazhdim të gjykimit në fazën në të cilën ai ndodhet.

Para se të deklarohen për fajësinë apo pafajësinë të akuzuarve iu lexua aktakuza nga prokurori Arben Ismajli.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të këtij viti, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat