FSK-ja mbanë ushtrime fushore në territorin e komunës së Vitisë

Gjilani

FSK-ja mbanë ushtrime fushore në territorin e komunës së Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Që nga nesër me 29 nëntor 2016,  një Kontingjent  pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të mbajnë ushtrime   fushore në territorin e komunës së Vitisë. Lidhur me mbajtjen e këtij ushtrimi dhe  për mbajtjen e këtij ushtrimi,  ka njoftuar komuna e Vitisë përmes faqes së saj Zyrtare. Në njoftimin e tyre, thuhet se gjatë operimit të njësive të FSK-së, aktiviteti i tyre do të përfshijë  fshatrat Skifteraj, Remnik, Stubëll, Goden i Madh, Letnicë, Vërnakollë dhe Vërnezë nga 29 nëntor deri 01 dhjetor 2016.

Në njoftim pos tjerash thuhet : “Njoftojmë opinion se gjatë këtyre ditëve në vazhdim trupat e FSK-së, do të lëvizin nëpër rrugët e vendit. Aty ku do të realizohen ushtrimet lëvizjet do të jenë më të shtuara, dhe e gjithë kjo do të bëhet pa penguar lëvizjen e lire të qytetarëve, pa cenuar pronën dhe pasurinë e tyre. Përndryshe, ky ushtrim fushor ka për qëllim përgatitjen e njësiteve të FSK-së që, në raste të fatkeqësive të vërteta të jenë në gjendje që në kohë sa më të shkurtër t`u dalin në ndihmë qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat