AKR në Gjilan vazhdon fuqizimin edhe pas konsolidimit të Degës

Gjilani

AKR në Gjilan vazhdon fuqizimin edhe pas konsolidimit të Degës

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 08:57
Kuvendi zgjedhor i Degës

Dega e AKR-së në Gjilan edhe pas Kuvendit zgjedhor të Degës ku kryetar u zgjodh Ismet Hajdini vazhdon shtrirjen e saj në të gjitha vendbanimet e qytetit duke themeluar Nëndegë të reja pasiqë interesimi i qytetarëve është tejet i madh të jenë pjesë e AKR-së t'i bashkohen vizionit të Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillim ekonomik të vendit dhe një mirëqenie më të mirë për të gjithë, ku me një pjesëmarrje të madhe të banorëve nga fshati Velekincë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i kësaj Nëndege nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës Ismet Hajdini dhe monituruesit nga qendra Tefik Ibrahimi.

Delegatët me aklamacion votuan për Kryetar të Nëndegës Feti Bajrami me profesion ekonomist si dhe biznismen i suksesshëm.

Po ashtu delegatët zgjedhen edhe kryesinë e Nëndegës si në vijim:

1. Feti Bajrami Kryetar 
2. Naim Qerimi Nënkryetar
3. Lulzim Selmani Nënkryetar
4. Bekim Bajrami Sekretar

5. Kastriot Rexhepi Anëtarë i Kryesisë
6. Besim Ibrahimi
7. Osman Sinani
8. Naser Arifi 
9. Bashkim Kqiku
10. Kadri Kurtalani
11. Musli Musliu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat