QKSS dhe Komuna e Vitisë mbajnë takim me nxënësit vitias

Gjilani

QKSS dhe Komuna e Vitisë mbajnë takim me nxënësit vitias

Nga: Aziz Zuka Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 15:32
Pamje nga takimi me nxënësit e SHM ”Jonuz Zejnullahu” në Viti

Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, sot në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti është mbajtur një takim me nxënësit e kësaj shkolle por edhe të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, ku me theks të veçantë është biseduar për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo rini e mrekullueshme e Vitisë i ka thënë jo ekstremizmit dhe radikalizmit duke ju drejtuar me një mesazh pjesëmarrësve në këtë takim.

“Sa më pak punë të këtë policia aq më mirë kjo do të jetë kjo për këtë shoqërinë, komunën dhe shtetin tonë. Në komunën tonë gjithnjë e më pak punë është duke pasur policia sepse kemi zgjedhur disa probleme kryesore”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai tha se komuna e Vitisë po i kushton një rëndësi të veçantë rinisë së saj duke potencuar se është e vetmja komunë që 15 të subvencioneve nga DKRS i ka ndarë për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Viti.

Kurse pos kryetarit Haliti dhe përfaqësuesve të QKSS-së nxënësve vitias ju ju janë drejtuar edhe: Agim Lipovica, Komandant i Stacionit Policor në Viti, Qahil Sinani, Drejtor për Arsim, Nijazi Lutfiu, Drejtor i Shkollës “Jonuz Zejnullahu” në Viti etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat