U shpërndanë 200 koshere bletësh 64 bletarëve të komunës së Vitisë

Gjilani

U shpërndanë 200 koshere bletësh 64 bletarëve të komunës së Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 14:09
Shpërndarja e koshereve të bletëve, për bletarët e komunës së Vitisë.

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me Helvetas Swiss Intercooperation dhe Grupin e Veprimit Lokal, kanë bërë sot shpërndarjen e koshereve të bletëve, për bletarët e kësaj komune.

Drejtori i Bujqësisë në Viti Veton Ademi, ka thënë se komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me mbështetjen e fermerëve dhe sferën e bujqësisë dhe në këtë kuadër, po bënë shpërndarjen e këtyre koshereve.

Ai tha se janë ndarë serra, mjete bujqësore, mjedra, makina mjelëse, sisteme të ujitjes etj, dhe në vazhdën e këtyre projekteve po shpërndajmë edhe do të realizohen edhe të tjera në vitin e ardhshëm.

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se kjo është një ndihmë modeste por shumë domethënëse, ngase ashtu siç kemi ndihmuar blegtorët, fermerët, bujqit, sot po mbështesim sektorin e bletarisë. “Ne po vazhdojmë të mbështesim sektorët e ndryshëm të bujqësisë, duke i mbështetur ata që po derdhin djersë dhe po punojnë me nderë. Jam në dijeni se kemi bletar të mirë që e duan këtë punë, andaj edhe jemi interesuar që ta përkrahim edhe këtë sektorë”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai gjithashtu ka ri theksuar se komuna e Vitisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ndihmoj sektorët e ndryshëm të bujqësisë përmes projekteve dhe subvencioneve. Sot u janë shpërndarë 200 koshere, 64 bletarëve të komunës së Vitisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat