Nxënësit e Shkollës së mesme mixe “Kongresi i Manastirit” në Pozharan përgatitën për reagim në rast të fatkeqësive elementare

Gjilani

Nxënësit e Shkollës së mesme mixe “Kongresi i Manastirit” në Pozharan përgatitën për reagim në rast të fatkeqësive elementare

Nga: AZIZ ZUKA Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:08
Ushtrimi i sotem i organizuar ne Pozharan

Stafi menaxhues i Shkollës së Mesme Mikse “ Kongresi i Manastirit” në Pozharan të Vitisë, është mbase institucioni I vetëm I cili  krahas në  procesit mësimor   angazhohet edhe në pregatitje të nevojshme të  nxënësve  dhe arsimtarëve për të maarrë njohuri dhe për të demonstruar edhe  reagimet saa më të mira dhe më të shpejt  në rast të nje rasti të fatkeqësive të ndryshme.

Në këtë kontekst  të premtën edhe  është  zzhvilluaar përkatësiht demonstruar një ushtrim i nxënësvee të shkollës që kishte për qëllim përgatitjen e stafit shkollor dhe nxënësve për reagim në rast të kërcënimeve dhe rreziqeve të papritura si tërmetet e rasteve të ndyshme. Ky ushtrim është organizuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me stafin mjekësor, arsimor, Njësitin Profesional për Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, Kryqi i Kuq dhe të tjerë.Me këtë rast qytetarët kurreshtar që ishin tubuar në oborrin e kësaj shkolle patën rastin të shohin se si organizohet  dhënja e ndihmës për personat e lenduar me mekanizëm të nevojshem edhe nga aktet më të larta të ndertesës së shkollës.Pas përfundimit të këtij demonstrimi nga ana e të gjithë atyre që ishin involvuar në këtë ushtrim një vlerësim e ka dhënë edhe  Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë  I cili tha se “Përmes këtij ushtrimi nxënësit dhe personeli arsimore në këtë shkollë do të jenë të përgatitur që në rast të ndonjë fatkeqësie të papritur sikurse tërmeti të dinë se si të reagojnë deri sa të ju ofrohet ndihma nga mekanizmat përkatëse.”

 Kurse Hajriz Sejdiu nga Departamenti për Gatishmërisë Emergjente pranë Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave ndër tjerash tha se ky ushtrim do të ju shërbej të gjithëve që të jenë më të përgatitur në menaxhimin e rasteve të fatkeqësive me qëllim që ata të mos i gjejnë të papërgatitur.

 E Hetem Jakupi nga Njësia Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në Viti, tha se pas këtij ushtrimi ata do të bëjnë një analizë për të kuptuar se është vepruar drejtë dhe ku ka qenë e mundur të bëjnë lëshime. Ai potencoi se kjo njësia është në gjendje gatishmërie që të del në ndihmë qytetarëve vitias në rast se ajo kërkohet nga ta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat