Fillon manifestimi “Flaka e janarit”

Gjilani

Fillon manifestimi “Flaka e janarit”

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:17
Pamje nga nisja e manifestimit “Flaka e janarit”

Manifestimi “Flaka e janarit” që mbahet çdo vit në Gjilan ka filluar me një vizitë në kazermën e FSK-së dhe me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në këtë komunë.

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve kanë bërë zyrtarë të komunës së Gjilanit, pjesëtarë të FSK-së, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, lideri i VV-së Albin Kurti, veprimtari i çështjes kombëtare, Avni Dehari dhe shumë qytetarë tjerë.

Për nder të këtij manifestimi pasdite kryetari i komunës Lutfi Haziri do t’i pres në një takim familjet e dëshmorëve ndërsa ndezja e Flakadanit  të Flakës së Janarit do të bëhet në orën 17 në sheshin “Agim Ramadani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat