Kreu i Vitisë, thirrje Komunës së Gjilanit dhe Eco-Higjienës të gjejnë një zgjidhje

Gjilani

Kreu i Vitisë, thirrje Komunës së Gjilanit dhe Eco-Higjienës të gjejnë një zgjidhje

Nga: Aziz Zuka Më: 11 janar 2017 Në ora: 15:28
Pamje nga takimi i Sokol Halitit me punëtoret grevist te kompanisë “Ecohigjiena” në Viti

Pas gjendjes së krijuar ditëve të fundit me mos menaxhim të mbeturinave në Viti dhe lokalitetet e saj, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë Nexhmedin Jakupi, kanë vizituar sot punëtorët e kompanisë së pastrimit “ Eco Higjiena” njësia në Viti.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ka bashkëbiseduar me ta lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët e kësaj kompanie, konkretisht rreth grevës së tyre që është paraqitur për shkak të pakënaqësive brenda kompanisë.

Kryetari Haliti tha se janë të pa tolerueshme problemet që janë paraqitur në këtë kompani, duke thënë se nga kjo pësojnë më së shumti qytetarët të cilët duhet të ju ofrohet shërbime për çka ata paguajnë.

“Ju bëjë thirrje Komunës së Gjilanit dhe kompanisë Eco Higjiena, si dhe partnereve që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe atë pa e dëmtuar askënd” u shpreh Kryetari Haliti.

Gjatë këtij takimi punëtorët e kësaj kompanie në Viti e pranuan kërkesën e kryetarit Haliti, që të ofrojnë shërbime qytetarëve të komunës së Vitisë duke ndërprerë grevën.

Por njëherit, Haliti kërkoi që të bëhet një zgjidhje rreth problemeve të paraqitura nga punëtorët, duke potencuar se ato duhet të zgjidhën me bashkëbisedim dhe pa i dëmtuar qytetarët e kësaj komune. Ai tha se në këtë drejtim edhe Komuna e Vitisë shpreh gatishmërinë që të ofron ndihmën e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat