Familjarët e heronjve ndezin flakadanin e “Flakës së Janarit”

Gjilani

Familjarët e heronjve ndezin flakadanin e “Flakës së Janarit”

Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:59
Ndezja e Flakadanit

Familjarët e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë bërë ndezjen e flakadanit për nder të manifestimit “Flaka e Janarit” që mbahet çdo vit në Gjilan.

Në sheshin “Agim Ramadani” në këtë qytet përfndoi edhe aktiviteti për ditën e sotme të manifestimit tradicional që do zgjas deri më 17 janar.

Gjatë ditës ka pasur aktivitete për nder të këtij manifestimi. Komuna e Gjilanit ka organizuar një takim me familjarët e dëshmorëve , janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe kanë vizituar kazermën e FSK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat